• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

FOTOT e rralla/ Shqipëria e ‘fshehtë’ e 1987-ës

by A R
16/08/2017 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sikur të mos i kishte fshehur filmat fotografikë në valixhet e një kolegu, sot ato dëshmi do të ishin zhdukur.

Ndesh me të gjitha rregulloret, fotografi holandez Piet den Blanken fotografoi Shqipërinë e vitit 1987, jo ashtu si programohej në protokollin zyrtar, por atë të “fshehtën”, që mbahej larg syve të turistëve. Sot, pas 30 vjetësh, ai i ekspozon në Tiranë fotografitë e tij bardhezi, si jeta e shqiptarëve në ato vite, shkruan “Panorama”.

tirana 1987 1

Ekspozita titullohet “Ana tjetër e komunizmit shqiptar” dhe hapet në Muzeun Historik Kombëtar ditën e enjte. Kjo ekspozitë do të shoqërohet edhe me një bashkëbisedim mes fotografësh, të cilët kanë pasur të njëjtat eksperienca me Blanken. Janë 12 fotografë të famshëm holandezë, të cilët kanë dokumentuar që të gjithë periudhën para dhe gjatë revolucioneve të ndryshme në vendet e ish- bllokut lindor. Kanë qenë dëshmitarë të momenteve historike, të tilla si krijimi në vitin 1980 i bashkimit polak të tregtisë, Solidariteti, në Gdansk; rënia e Murit të Berlinit dhe Revolucioni në Rumani, në vitin 1989. Së bashku me ngjarjet e mëdha që do të nisnin një kapitull të ri për Europën Lindore e Qendrore, me aparatet e tyre, ata kanë kapur edhe momentet e zakonshme të përditshmërisë, duke ofruar një pamje të plotë të bllokut lindor të asaj kohe.

EKSPOZITA

Ato janë pamje që shumë i kanë ende të gjalla në mendje, në sy, në lëkurë… Madje, diku-diku, ndonëse kanë kaluar shumë vite, gjurmët e asaj të shkuare të errët janë shumë të qarta.

tirana 1987 2

Një pjesë e veçantë e ekspozitës i dedikohet punës së foto-gazetarit Piet den Blanken, i cili ka udhëtuar nëpër Shqipëri në vitin 1987, si pjesë e grupit të “shokëve të idealit”. Pavarësisht ligjit që ndalonte kontaktet midis shqiptarëve dhe vizitorëve të huaj, si edhe ligjit që ndalonte realizimin e fotografive në rrugë, ai ia doli të bënte shumë fotografi të shqiptarëve dhe jetës së tyre të përditshme nën regjimin komunist.

Tridhjetë vjet më vonë, këto imazhe kthehen në Tiranë si pjesë e një ekspozite udhëtuese me dymbëdhjetë fotografë holandezë, me fotografi të shkrepura mes viteve 1979 dhe 1991.

“Shqipëria ishte një nga vendet më të mbyllura në Europë deri në vitin 1990. Ishte e vështirë për të udhëtuar në Shqipëri, ashtu siç është e vështirë të udhëtosh në Korenë e Veriut. E vetmja mënyrë për të fotografuar në Shqipëri ishte të vizitoje vendin si një turist me një turne grupor të udhëhequr nga një udhëzues shqiptar”, është shprehur Piet de Blanken për organizatorët e ekspozitës. Fotografi, që sot është te të 60-tat, i ka realizuar këto fotografi, kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe në mbrëmje.

tirana 1987 3

Gjatë ditës, ai ndiqte programin zyrtar të grupit. Në këtë mënyrë, ai u përpoq të merrte një imazh tjetër të vendit, një imazh që nuk ishte treguar në programin zyrtar të grupit. Shpesh u shoqërua nga policia, e cila e kapte duke shkelur ligjin e duke fotografuar “pa leje”. Në fund të udhëtimit, filmat dhe gjërat e tij u konfiskuan, por ai ishte përgatitur për këtë rast, ndaj edhe kishte marrë masa paraprake, duke fshehur filmat në bagazhet e njërit prej anëtarëve të grupit. Johan Janse i fshehu filmat dhe kaloi kufirin me to. Falë tij ato do të ekspozohen për publikun në Tiranë.

tirana 1987 10
Fotografi Piet den Blanken

tirana 1987 4tirana 1987 5tirana 1987 6tirana 1987 7tirana 1987 8tirana 1987 9

/Panorama

Next Post
Moti befason sërish; stuhi, erëra të forta dhe rrëbeshe shiu duke filluar nga…

Moti befason sërish; stuhi, erëra të forta dhe rrëbeshe shiu duke filluar nga...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

March 14, 2026
Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

March 14, 2026
Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

March 14, 2026
Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

March 14, 2026
Minxhozi: Berisha edhe bashkë me Metën vështirë se mund të jetë i rrezikshëm

Ambasadorët i kemi ulur ne në krye të vendit

March 14, 2026
Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

March 14, 2026
50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

March 14, 2026
“Largohuni nga zonat afër porteve”, Irani paralajmëron banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

“Largohuni nga zonat afër porteve”, Irani paralajmëron banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In