• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT E REJA/ Ja ekipi që vrau gazetarin Xhamal Kashogi

by S M
19/12/2018 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohen foto të reja në kohë të ndryshme të hyrjes dhe daljes nga vendi dhe Konsullata si dhe nga largimit në aeroport i ekipit saudit prej 15 personash të cilët erdhën nga Arabia Saudite për të eliminuar me një vrasje të planifikuar gazetarin saudit të “Washington Post”, Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency.

Hetimi i kryer nga Kryeprokuroria e Stambollit për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi vazhdon në shkallë të gjerë.

Në kuadër të këtij hetimi ekipet e Drejtorisë së Inteligjencës dhe Antiterrorit të Drejtorisë së policisë së Stambollit dhe ekipet e Departamentit të Shërbimeve Inteligjente Kombëtare (MIT) për rajonin e Stambollit kanë vëzhguar regjistrimet e kamerave të sigurisë në shumë pika të qytetit kryesisht ato përreth Konsullatës saudite me qëllimin për të zbardhur vrasjen e planifikuar të Khashoggit.

Ekipet e posaçme të formuara kryesisht për këtë çështje kanë analizuar pamjet nga 3.500 orë regjistrime të marra nga 147 kamera në 80 pika kryesisht në rajonet si aeroporti Atatürk, rajoni Levent dhe Sultanahmet në Stamboll.

Nëpërmjet këtyre pamjeve janë ndjekur hap pas hapi lëvizjet para dhe pas ngjarjes që ka kryer ekipi i përcaktuar prej 15 personash i ardhur për vrasjen në mënyrë brutale të Khashoggit.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë mësohet se punonjësit saudit të inteligjencës Mohammed Saad H. Alzahrani (30), major-gjeneral Mansour Othman M. Abu Hussain (46) dhe nënkoloneli Naif Hassan S. Alarifi (32) kanë mbërritur në aeroportin Atatürk më 1 tetor në orën 16:30 sipas orës lokale me një avion të kompanisë Saudi Airlines, ndërsa Abdulaziz Mohammed M. Alhawsawi (31), Khalid Aedh G. Alotaibi (30) dhe specialisti i sigurisë së aeroportit, punonjës i inteligjencës Saad Meshal Albostani (31) kanë mbërritur në aeroportin Atatürk më 2 tetor në orën 01:30 sipas orës lokale me një avion të kompanisë Turkish Airlines.

Më 2 tetor gjithashtu kanë mbërritur në aeroportin Atatürk me një avion privat jet në orën 03:30 nënkoloneli Badr Lafi M. Alotaibi (45), truproja e mbretit Waleed Abdullah M. Alshehri (38), gjeneral brigade Mustafa Mohammed M. Almadani (57), Faad Shabib A. Albalawi (33), ekspert i ndërhyrjes speciale, gjeneral brigade Maher Abdulaziz M. Mutreb (47), ekspert i mbrojtjes, punonjës i inteligjencës Thaar Ghaleb T. Alharbi (39), ekspert i planifikimit strategjik dhe komunikimit punonjës i inteligjencës Turki Musharraf M. Alshehri (36), specialisti i Mjekësisë Ligjore i Ministrisë së Brendshme nënkolonel, Salah Mohammed A. Tubaigy (47) dhe Saif Saad Q. Alqahtani (45).

Të dyshuarit Maher Abdulaziz M. Mutreb, Thaar Ghaleb T. Alharbi, Badr Lafi M. Alotaibi, Mohammed Saad H. Alzahrani, Turki Musharraf M. Alshehri, Waleed Abdullah M. Alshehri, Faad Shabib A. Albalawi, Mustafa Mohammed M. Almadani, Saif Saad Q. Alqahtani dhe Salah Mohammed A. Tubaigy kanë mbërritur me radhë në konsullatë gjatë orës 09:50 – 10:57.

Ndërsa të dyshuarit Abdulaziz Mohammed M. Alhawsawi, Khalid Aedh G. Alotaibi, Naif Hassan S. Alarifi, Saad Meshal Albostani dhe Mansour Othman M. Abu Hussain kanë hyrë me radhë në konsullatë gjatë orës 11:00 – 12:30.

Gjeneral brigade Mustafa Mohammed M. Almadani, i shoqëruar nga Saif Saad Q. Alqahtani, i veshur me rrobat e gazetarit Jamal Khashoggi, me mjekërr dhe mustaqe të rreme ka dalë në këmbë nga dera e pasme e konsullatës në orën 14:53 me një qese të zezë në dorë. Pasi ka hipur në një taksi Almadani ka vajtur në rajonin Sultanahmet dhe pasi hyri në tualetin e një xhamie në orën 16:13 ai ka dalë prej saj në orën 16:29 duke ndryshuar edhe veshjen.

Gjatë kësaj kohe një minibus me targa 34 CC 1865 i ndodhur në oborrin e Konsullatës pasi është ngarkuar me shumë bagazhe dhe qese është larguar rreth orë 15:00 për në rezidencën e Konsullatës. Bagazhet dhe qeset për të cilat vlerësohet se brenda tyre ka qenë trupi janë transportuar brenda rezidencës.

Badr Lafi M. Alotaibi, Waleed Abdullah M. Alshehri, Faad Shabib A. Albalawi, Maher Abdulaziz M. Mutreb, Thaar Ghaleb T. Alharbi dhe Turki Musharraf M. Alshehri, nga ekipi i posaçëm të cilët pas vrasjes së planifikuar në kohë të ndryshme janë kthyer në hotel dhe kanë kaluar në aeroport ku në orën 18:30 të datës 2 tetor janë kthyer nga aeroporti Atatürk për në Arabinë Saudite me një avion privat me numrin në bisht HZSK1. Pjesëtarët tjerë të ekipit Abdulaziz Mohammed M. Alhawsawi, Khalid Aedh G. Alotaibi, Mohammed Saad H. Alzahrani, Mansour Othman M. Abu Hussain, Naif Hassan S. Alarifi, Saad Meshal Albostani dhe Salah Mohammed A. Tubaigy nga aeroporti Atatürk janë kthyer për në Arabinë Saudite me një avion privat me numrin në bisht HZSK2 në orën 22:50 të datës 2 tetor.

Mustafa Mohammed M. Almadani personi që doli nga Konsullata me veshjen e Khashoggit pas vrasjes, i shoqëruar nga Saif Saad Q. Alqahtani janë kthyer në Arabinë Saudite me një avion të Turkish Airlines më 3 tetor në orën 01:30 nga aeroporti Atatürk me ndalesë në Egjipt dhe më pas në Arabinë Saudite.

– Leja për kontroll u dha pas mbulimit të provave

Ekipet e policisë dhe të MIT të cilët nga pamjet e regjistruara kanë gjetur detaje efektive në lidhje me vrasjen, kërkuan leje për kontroll të detajuar në Konsullatë dhe ndërtesën e rezidencës, por zyrtarët sauditë u përpoqën të fitonin kohë me taktikat e zvarritjes. Leja për kontroll dhe inspektim u dha vetëm pasi gjatë kësaj periudhe, 2 ekspertë toksikologë dhe kimistë të ardhur nga Arabia Saudite kishin kryer punime për eliminimin dhe mbulimin e provave në ndërtesë dhe rezidencën e banimit.

Po ashtu autoritetet saudite gjatë kontrollit dhe inspektimit, me arsyetimin se është jashtë lejes nuk lejuan kontrollin e pusit brenda oborrit dhe në ndërtesën e rezidencës së banimit të Konsullatës.

Në fotografi vërehen në kohë të ndryshme ardhja në vend, hyrja dhe dalja në ndërtesën e Konsullatës saudite si dhe largimi nga aeroporti i ekipit prej 15 personash.

Next Post
NATO fton Maqedoninë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit

Stoltenberg telefonon Haradinajn: Do rishqyrtojmë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com