Komiteti hetues rus ka konfirmuar identitetin e kamikazit që aktivizoi bombën në metronë e Shën Petersburgut, e cila shpërtheu mes dy stacioneve.
Sipas RT, identiteti i sulmuesit është zbuluar pasi janë analizuar pjesët e trupit të tij në vagonin e tretë të trenit, ka bërë të ditur Svetlana Petrenko, zëdhënësja e Komitetit hetues.
Ajo ka shtuar se identiteti i sulmuesit është Akbarzhon Jalilov, 22-vjeçar nga Kirgistani.
Sipas autoriteteve të sigurisë, ai fillimisht kishte vënë një bombë të madhe në çantë në stacionin e metrosë pranë sheshit Vostani, dhe më pas ishte futur në një vagon me një qante në shpinë duke hedhur veten në erë. Por, policia kishte arritur ta çaktivizojë bombën pranë sheshit Vostan.
Jalilov ka lindur në vitin 1995 në Osha të Kirgistanit, qyteti i dytë për nga madhësia. Ndërkaq, qyteti i tij i lindjes konsiderohet si “çerdhe” e xhihadistëve. /a.m.