• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ Donald Trump e përçmon Stormy Daniels me fjalën turi-kalë

by Java News
16/10/2018 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Horseface” apo “fytyrë-kali” është shprehja që presidenti amerikan Donald Trump përdori të martën për të përshkruar Stormy Daniels, aktoren e filmave pornografike. Ajo dyshohet se ka pasur një marrëdhënie seksuale me zotin Trump në vitin 2006, disa muaj pasi zonja e parë Melania Trump lindi djalin e tyre. Zoti Trump, i cili e ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzën, e nënçmoi aktoren në një postim në Tëitter, një ditë pasi një gjykatës federal hodhi poshtë padinë për shpifje të zonjës Daniels ndaj tij.

Zoti Trump shkruante gjithashtu se atij “i njihej e drejta e mbulimit të të gjitha shpenzimeve ligjore” dhe shtonte se “mund t’i ndjekë ligjërisht si “Horseface-in” ashtu edhe avokatin e saj të kategorisë së tretë”.

Në një përgjigje drejtuar presidentit në tëitter avokati i Stormy Daniels, Michael Avenatti, shkruante: “dhjetëra miliona amerikane janë të lodhura nga sulmet e tua ndaj grave, sidomos ato me të cilat ke patur marrëdhënie seksuale ndërsa tradhëtoje bashkëshortet e tua“.

Komentet përçmuese të zotit Trump për zonjën Daniels janë një tjetër shembull i një stili gjuhe që tradicionalisht nuk është përdorur nga presidentët amerikanë.

Zonja Daniels e paditi zotin Trump në muajin prill, pasi një komenti të tij se skica e një burri që ajo thotë se e kishte kërcënuar në vitin 2011 në mënyrë që të mbyllte gojën për marrëdhënien e dyshuar të saj me zotin Trump, ishte “vepër e një mashtruesi”.

Në vendimin e së hënës gjykatësi S. James Otero tha se zoti Trump bëri një “deklaratë të hiperbolizuar” ndaj një kundërshtari politik dhe sipas tij komenti i tij mbrohej nga Amendamenti i Parë i kushtetutës amerikane.

“Nëse kjo gjykatë do të pengonte z. Trump të kryente “këtë retorikë të hiperbolizuar” ndaj një kundërshtari politik, kjo do të frenonte ndjeshëm zyrën e presidentit“, thuhej në vendimin e gjyqtarit. Zoti Avenatti tha se do ta apelonte vendimin dhe shprehu besimin në një vendimarrje ndryshe pas kësaj. Menjëherë pas vendimit avokati i zotit Trump, Charles Harder tha se kjo ishte “fitore e plotë” për presidentin. Vendimi i gjyqtarit i jep të drejtë zotit Trump që shpenzimet për avokatët e tij t’i marrë nga zonja Daniels, emri i vertetë i së cilës është Stephanie Clifford.

Ish-avokati i zotit Trump, Michael Cohen, i pagoi zonjës Daniels 130 mijë dollarë në këmbim të heshtjes së saj lidhur me mardhënien e dyshuar me zotin Trump, ditë përpara zgjedhjeve të vitit 2016. (Express)

FILE PHOTO: Adult-film actress Stephanie Clifford, also known as Stormy Daniels, poses for pictures at the end of her striptease show in Gossip Gentleman club in Long Island, New York, U.S., February 23, 2018. REUTERS/Eduardo Munoz/File photo

Adult film star Stormy Daniels arrives at the 50th Grammy Awards in Los Angeles February 10, 2008. REUTERS/Danny Moloshok (UNITED STATES) – GM1DXGANQHAA

Next Post
Një shenjë e padukshme e kancerit në gji

Berat/ Identifikohen 48 raste të reja të kancerit të gjirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In