Ditën e sotme, djali i ish-deputetit, Namik Dokle, Bleron Dokle i ka dhënë fund beqarisë.
Ceremonia e celebrimit është drejtuar nga vetë kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj.
Ishte ky i fundit i cili ka postuar foto të celebrimit, nga tarraca e Bashkisë.
“Shumë urime Bleron Dokle & Ornela Bela! Të trashëgoheni e lumturoheni teksa nisni jetën e re bashkë në Tiranën tonë! Qyteti bëhet më i mirë e më i fortë me çdo familje të re! Mbarësi!”, shkruan Veliaj në postimin e tij në Instagram.













