I biri i shefit të zjarrfikësave në Kaliforni akuzohet se ka hapur zjarr ndaj një çifti të rinjsh me të cilin nuk kishte lidhje, më pas kishte marrë peng një vajzë 19-vjeçare dhe kishte tentuar ta përdhunonte, para se të kishte hedhur trupin e të ndjerës në një fushë, thanë prokurorët në SHBA.
20 vjeçari Gabriel Esparza, i shpall i pafajshëm ndaj shtatë akuzave në fundjavë, mes të cilave pengmarrje, tentativë përdhunimi dhe vrasjen e Andrea Vasquez. Ai është akuzuar gjithashtu me tetntativë vrasjeje të të dashurit 19-vjecar të viktimës, tha kreu i policisë së Los Angeles, George Gascón në një njoftim për shtyp.
Mes akuzave të tjera ndaj Esparza listohej vrasje gjatë pengmarrjes dhe përdorimi i një pushke për kryerjen e krimeve.
“Zemrat tona dhembin për humbjen e një jete të re. Natyra djallëzore e këtij krimi ku përfshihet vrasje, pengmarrje dhe tentativë përdhunimi, ka shokuar tërësisht komunitetin”, shtonte Gascón.
Avokati i Esparza, Ambrosio Rodriguez, përshkruante klientin e tij si një fëmijë pa probleme që vjen nga një familje e mirë, babai i të cilit është kapiten i zjarrfikësve në Los Angeles.
Ai shtonte se Esparza është i “trembur” pasi po nis të kuptojë atë që ka bërë.
Pas ndalimit të Esparza, nëna e viktimës Vasquez, Anna, tha për gazetarët se kërkonte drejtësi për të bijën e saj që “sapo kishte nisur jetën”.
Andrea Vasquez ishte në vitin e dytë të universitetit Fullerton College, ku studionte për modë.
Mesnatën e 20 gushtit, Vasquez me të dashurin po qëndronin pranë makinës së tyre të parkuar në një zonë të Los Angeles kur Esparza iu afrua dhe hapi zjarr me një pushkë që kishte.
I dashuri i Vasquez vrapoi të kërkonte ndihmë ndërsa Esparza besohet se mori peng Vasquez dhe u largua me të duke e vendosur prapa në kamionçinën e tij.
“Ai shkoi në një zonë të veçuar të luginës Moreno ku tentoi ta përdhunonte, para se të kishte hedhur trupin e saj në një fushë,” thuhej në deklaratën e policisë.
Një ditë më vonë policia arrestoi Esparza në vendin e tij të punës në Lakewood. Pak më vonë u gjet dhe trupi i Vasquez.
“Duket se viktimat ishin zgjedhur pa asnjë kriter,” tha kreu vendas i policisë Aviv Bar. “Ende nuk ka një motiv të ditur për eventet dhe nuk ende një lidhje të dukshme mes të dyshuarit dhe viktimave”.
Esparza pritet të dalë në gjyq më 25 tetor, nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm./m.j