Deputetja e Reme Lala është diplomuar.
23 vjeçarja njofton se ka marrë diplomën për Financë.
Ajo ka ndarë këtë moment me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram
“Diplomimi është një moment i veçantë. Është bashkë një fund dhe fillim, është një tërësi kujtimesh të së shkuarës dhe ëndërrave të mëdha për të ardhmen,”– shkruan Lala krahas një fotoje ku shihet me kapelen e diplomimit. Deputetja Reme Lala pak javë më parë konfirmoi largimin nga PDIU dhe bashkimin me PS-në.
a.ç