• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Degradimi i “Grand Hotel”, New York Times: Në Prishinë gjendet hoteli më i keq në botë!

by Java News
02/03/2018 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari i prestigjiozes amerikane “New York Times”, Andrew Higging ka bërë një reportazh për “Grand Hotel” të Kryeqytetin të Kosovës, duke e konsideruar si hotelin më të keq në botë. Hotel Grand në kryeqytetin e Kosovës të Prishtinës fyhet rregullisht nëpër internetit. Ja një shembull: “i pështirë”, “një shkatërrim” , “një tmerr i vërtetë”, “ndoshta më i keqi ku kam qenë ndonjëherë “.

Por menaxherët duken të palëkundur nga ky lloj abuzimi. Ata nuk marrin rezervime online dhe rrallë herë ofrojnë qasje në internet, hoteli i tyre nuk ka llogari e-maili. Hoteli është i trashëguar nga ish- Jugosllavia dhe ndodhet nën pronësi shtetërore. Hashim Thaçi, shkruan gazetari i New York Times, zakonisht është një promovues i zjarrtë i gjithçkaje që vendi i tij ka për të ofruar, ndaj po përpiqet të gjejë ndonjë gjë të mirë për të thënë për hotel Grandin.

“Unë nuk mendoj se është hoteli më i keq në botë, por kjo është për shkak se bota është shumë e madhe” ka thënë Presidenti, duke shprehur mosbesim kur gazetari i tha se po qëndronte atje.

hotel grand

Gazetari shprehet se kur hyri në dhomën e tij me numër 500, mësoi se ishte i vetmi person që po qëndronte aty. Kati i 13-të ishte bërë strehë për pëllumbat gjë që e dëshmon përmes fotografive. Bodrumi i këtij hoteli dikur përdorej si një burg për bandat paraushtarake serbe.

“Ky hotel është i humbur në kujtimet e të kaluarës së Kosovës”, shkruan gazetari.

hotel grand

Menaxher i përgjithshëm i Grandit, Rrahim Fazliu, pranon se vendi nuk meriton vlerësimin me pesë yje që ka marrë kur sapo ishte ndërtuar, në vitin 1978. Por, ai këmbëngul se “me pak grim” mund të bëhet “simbol i suksesi ” për një vend që ende po përpiqet të gjejë hapin e tij gati 20 vjet pas një fushate bombarduese të NATO-s që asgjësoi kontrollin e Serbisë mbi të.

Rrahim Fazliu shton se Hoteli ishte një “pasqyrë e Kosovës” dhe imazhi që pasqyron këto ditë është padyshim më pak tërheqës se sa ajo që shpresohej kur fitoi lirinë në vitin 1999.

Por për të qenë i drejtë, vijon gazetari, Grandi meriton rishikime më të mira se sa ato që merr në internet. Ka dy kate të përshtatshme për mysafirë, dhomat janë mbajtur relativisht të pastra dhe ofrojnë ujë të nxehtë në çdo rast. Personeli i vogël që ka mbetur, përpiqet të jetë i dobishëm dhe ata janë zënë ngushtë nga gjendja e lënë pas dore e ambientit të tyre te punës,  dikur të respektuar.

Shurije Abazi, një grua 58 vjeçare, e cila filloi të punonte në hotel një muaj pasi u hap siguron që ka ende sapun dhe shampo për mysafirët të cilët nuk ekzistojnë më, por që, në triumfin e shpresës mbi realitetin, ajo mendon se së shpejti do të kthehen.

hotel grand

Presidenti, i cili ka vetëm kujtime të këqija të hotelit në të kaluarën dhe është i dëshpëruar me gjendjen e tanishme, mban plane të mëdha për të ardhmen e hotelit.

“Ndoshta ne mund të ndërtojmë një Kullë Trump atje,” sugjeroi Thaçi.

 

Next Post
Parashikimi i Horoskopit ditor, E Hënë më 22 janar 2018

Horoskopi, e shtunë 3 mars 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In