• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT/ Darka e fundit me miqtë, si vdiqën në aksidentin tragjik dy kushërinjtë

by Java News
23/08/2018 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas darkës me shokët, dy të rinj nga Lezha humbën jetën tragjikisht në aksident. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”. Policia bëri të ditur se rreth orës 01:40 pas mesnate, automjeti tip “Benz” me targa AA 929 FF, që drejtohej nga 32-vjeçari Gentian Toma, është përplasur me një kamion që drejtohej nga një 19-vjeçar.

Për shkak edhe të shpejtësisë së madhe të mjetit “Benz”, përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke i marrë jetën në vend 32-vjeçarit Toma dhe kushëririt të tij Robert Ejlli, 25 vjeç, i cili ishte pasagjer me të në makinë. Mësohet se dy të rinjtë nga fshati Mabë e Lezhës po ktheheshin në banesë, pasi kishin qenë deri në orët e vona në një darkë në shoqërinë e disa miqve të tyre.

Aksidenti ndodhi rreth 5 kilometra pa mbërritur në fshatin ku banonin dy të rinjtë. Burime nga Policia sqaruan se ishte makina e të rinjve që goditi nga pas kamionin me targa LE 3364 A, i cili gjithashtu ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Policia bëri të ditur se drejtuesi i kamionit nuk ka marrë lëndime të rënda.

Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe po merr trajtimin mjekësor. Përplasja e “Benz”-it me kamionin ka qenë mjaft e fortë, aq sa mjeti është shkatërruar plotësisht. Për nxjerrjen e trupave të viktimave është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve, të cilët prenë disa pjesë të makinës.

Një grup ekspertësh është duke punuar për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht, dyshohet se shkaku kryesor është shpejtësia tej normave të lejuara. Gjithashtu, dyshohet se viktimat kishin konsumuar edhe alkool në darkën e organizuar me miq të tyre, çka ka ndikuar në aksidentin që rezultoi fatal për jetën e tyre.

Aksi ku ndodhi ngjarja e rëndë është i vështirë për qarkullim gjatë natës, pasi fushëpamja është e kufizuar dhe ka mungesë të sinjalistikës. Viktimat e aksidentit, Gentian Toma, 32 vjeç, dhe Robert Ejlli, 25 vjeç, banonin në të njëjtin fshat dhe ishin fqinj dhe kushërinj me njëritjetrin.

Gentian Toma ishte aktivist i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës. Ai ka mbajtur më herët postin e shefit të shitjeve në njësinë e OSHEE-së në Lezhë, ndërsa aktualisht punonte si specialist pranë bordit të kullimit. Ai ishte i martuar dhe babai i një fëmije të mitur.

Nga ana tjetër, miku i tij, 25-vjeçari Robert Ejlli, punonte si inxhinier i IT-së në një qendër interneti, të cilën e menaxhonte po vetë. Në pyetje mësohet se është marrë edhe drejtuesi i mjetit tjetër.

Ai ka theksuar se kishte humbur kontrollin e kamionit dhe kishte dalë jashtë rruge kur papritmas një mjet me shpejtësi e kishte goditur nga pas. Edhe pse ka qenë në gjendje që të dalë nga kamioni, ai e ka pasur të pamundur t’u japë ndihmë dy të rinjve, të cilët ishin bllokuar në mjetin e shkatërruar. Është dashur ndërhyrja me mjete prerëse nga zjarrfikëset dhe Policia, për të nxjerrë trupat disa momente pas aksidentit tragjik. panorama/ma.me

robert ejlli

Viktina Gentian Toma
Next Post
Neymar ose Mbappe, njëri prej tyre pritet të zëvendësojë Ronaldon

Neymar ose Mbappe, njëri prej tyre pritet të zëvendësojë Ronaldon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In