• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Colo mbush 60 vjeç… (është gorilla më e vjetër në botë)

by Java News
25/12/2016 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Solli në jetë tre këlyshë, u bë me 16 nipër, 12 stërnipër dhe 3 stër-stërnipër. Një rekord i vërtetë. Por Colo është mësuar të thyejë rekorde.

Në 22 dhjetor mbushi 60 vjeç, duke u bërë gorilla më e vjetër në botë. Jo vetëm kaq, por Colo është edhe gorilla e parë e lindur në një kopsht zoologjik amerikan dhe është pjesë e “Gorilla Species Survival Plan”, një shoqatë që bashkon 51 kopshte zoologjike amerikane të bëhen bashkë për të shpëtuar nga rreziku i zhdukjes këtë specie.

Columbus Zoo, në Ohio të SHBA, organizoi për të një festë të vërtetë, me dekore, dhe këngën e ditëlindjes.

Colo është një gorillë tipike e pyjeve të Afrikës. Emri i saj, siç shkruan noa.al, vjen nga bashkimi i shkronjave të para të Columbus dhe shtetit të Ohio.633527__bklqcxavx

Kur erdhi në jetë në vitin 1956, veterinerët e kopshtit zoologjik, dinin shumë pak rreth shtatzënisë së gorillave dhe mendonin se lindja ishte ende larg. Kështu ata u befasuan kur gjetën trupin e gorillës ende në lëngun amniotik përtokë në kafaz, pasi nëna e kishte braktisur. Nga një këlysh i brishtë vetëm 2 kilogramë, me kujdesin e njerëzve Colo u rrit shpejtë dhe u bë e bëshme.633527__hygfgr7tne

Në vitin 1958, Colo u prezantua me një ekzemplar mashkull me emrin Bongo, i cili u bë partneri i saj, deri kur në vitin 1990 ngordhi si pasojë e një ataku.

Colo vuan nga dhimbje reumatike sidomos në duar dhe për këtë arsye merr ilaçe të vazhdueshme. Personat që merren me kujdesin e saj, i përgatisin ushqimin në mënyrë të tillë që t’i forcojnë gishtat e duarve.Colo's 60th Birthday

Për ditëlindje ju përgatit një tortë e veçantë me fruta. Disa nga fotografitë e festimeve i gjeni në fotogaleri.

Next Post
VIDEO/ Motrat binjake martohen me vëllezërit binjakë (shikoni sesi hapin sytë njerëzit)

VIDEO/ Motrat binjake martohen me vëllezërit binjakë (shikoni sesi hapin sytë njerëzit)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com