• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ Çmenduri në ajër: Avioni më i madh në botë fluturoi 13 orë me një të çarë gjigante në trup

by Java News
02/07/2022 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një “Airbus A380” i kompanisë “Emirates Airlines”, i njohur si avioni më i madh në botë dhe i aftë për të transportuar mbi 500 pasagjerë, fluturoi trembëdhjetë orë nga Dubai në Brisbane të Australisë, me një të çarë rreth një metër e gjysmë të gjerë në trupin e tij.

Fluturimi me kohën më të gjatë mbi Oqeanin Indian vazhdoi pa probleme pavarësisht të çarës gjigante, e cila që për fat ka qenë në një nga pjesët pa presion të avionit.

Sipas ekspertëve ajo mund të jetë shkaktuar nga një rrufe në qiell ose një gomë e çarë, por gjithsesi dinamika dhe trajektorja janë në qendër të hetimit nga Atsb, organi hetues australian.

Udhëtimi

“Airbus A380”, me numër regjistri A6-Evk është montuar pak më shumë se tre vjet më parë dhe u ngrit në fluturim më 1 korrik nga pista 30 në të djathtë të aeroportit të Dubait, në Emiratet e Bashkuara Arabe, në orën 3:10 me orën lokale, me destinacion Brisbane.

Fluturimi Ek430 po funksiononte siç duhej deri në momentin kur u konstatua vrima gjigande në trupin e avionit.

Nuk dihet për momentin se sa pasagjerë ndodheshin në bord, por avioni ka 14 ndenjëse të klasit të parë, 76 biznes dhe 426 ulëse ekonomike, pra në total 516 vende.

A380,  i cili mban një ngjyrë të veçantë kushtuar Muzeut të së Ardhmes në Dubai vazhdoi normalisht trajektoren e tij. Ekziston vetëm një anomali sipas gjurmëve të faqeve të specializuara si “Flightradar24”, e cila shfaqet 34 minuta pas ngritjes, kur shpejtësia kalon në pak sekonda nga 770 kilometra në orë në 733 dhe më pas rritet sërish.foto galeri foto galeri foto galeri

Kërkesa e pilotëve

Në afërsi të Brisbane, pilotët njoftuan kullën e kontrollit se kishin një problem me njërën nga rrotat dhe kështu kërkuan ndërhyrje urgjente si masë paraprake. Sapo u ulën në tokë, stafi vuri re vrimën në trup afër krahut të majtë.

Nga lloji i vrimës duket se është hedhur diçka nga brenda në pjesën e jashtme të avionit. Kontrollet e mëvonshme treguan mungesën e njërit prej bulonave që sigurojnë gomat.

Airbus A380 është ende i ndaluar në Australi për riparime dhe nuk dihet se kur do të mund të largohet, ndërsa fluturimi i kthimit nga Brisbane për në Dubai u anulua si rezultat i këtij incidenti.

Dëshmitari

Në uebsajtin e specializuar “AvHerald”, një lexues, i cili e identifikon veten si Chris, thotë se ishte pasagjer në atë fluturim.

“Unë isha ulur në këtë fluturim rreth dhjetë rreshta para të çarës. Rreth 30-45 minuta pas ngritjes dëgjuam një zhurmë të madhe, u ktheva nga gruaja ime dhe i thashë se çfarëdo që të ishte do të shqetësonte pilotët. Sigurisht që nuk dukej si turbulencë normale”, rrëfen ai.

Udhëtari gjithashtu thotë se pjesa tjetër e fluturimit shkoi mirë. “Nuk dëgjova zhurma të tjera të çuditshme, por para uljes na thanë se duhej të uleshim në një pistë tjetër dhe të kërkonim një teknik të inspektonte aeroplanin pasi dyshohej se kishte një problem me mjetet e uljes”, tregon ai më tej./m.j

Next Post
Treguesit: Shqiptarët po blejnë më pak ushqime, por ekonomia del me rritje

Treguesit: Shqiptarët po blejnë më pak ushqime, por ekonomia del me rritje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme -

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme –

August 15, 2026
Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë -

Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë –

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com