• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Bibliotekat publike, trendi më i ri i qytetarëve të Tiranës

by Java News
13/07/2019 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bibliotekat publike në Tiranë, duket se po kthehen në tendencë për qytetarët e të gjitha grupmoshave. Sipas Bashkisë së Tiranës, ato që dikur ishin shndërruar në kafene dhe pika bastesh, brenda mandatit të parë të kryebashkiakut Veliaj i janë rikthyer komunitetit.

Brenda tyre gjen studentë, njerëz të profesioneve të ndryshme, deri dhe mësues e pedagogë, të cilët jo vetëm ndjekin pasionin për librin, por i shfrytëzojnë këto ambiente dhe për të studiuar apo për t’u përgatitur për sezonin e provimeve.

Rea, Ervisi, Fatjona, Edisa etj., janë disa prej dhjetëra e qindra emrave të tjerë, të cilët frekuentojnë bibliotekat publike në Tiranë, të cilat janë kthyer tashmë edhe në qendra me natyrë sociale, ku mjaft të rinj dhe të reja takohen për të studiuar bashkë, apo dhe për miq me moshë m, të cilët vijojnë të jenë lexues të rregullt të librit dhe të medias.

Biblioteka “Musine Kokalari”

E vendosur përgjatë unazës, biblioteka “Musine Kokalari” është thuajse e tejmbushur gjatë gjithë ditës. Ndonëse është plot, askush nuk pipëtin për t’i krijuar mundësinë çdokujt të lexojë dhe të studiojë i qetë. Rea Ahmetbeja është një studente e juridikut dhe frekuentuese e rregullt e bibliotekës. Sipas saj, biblioteka është një vend ideal për të mësuar. “Ka të gjitha komoditetet, që nga ambienti moderne, qetësia e pse jo dhe luksi. Në një Tiranë pak të zhurmshme, por dhe me problematikat e ndotjes akustike në pallate, këtu ndihesh si në një liman. Është absolutisht një vend shumë i mirë, ku gjithësecili shikon punën e tij. Është një investim që ja ka vlejtur për Tiranën”, shprehet ajo.

Ndërsa Ervis Nilo është student i inxhinierisë elektrike. Sipas tij, çdo gjë në bibliotekë është jo vetëm funksionale, por dhe shumë moderne. Teksa vlerëson punën e Bashkisë së Tiranës për hapjen e këtyre bibliotekave nëpër lagje, Nilo thekson se  ato po kthehen dhe në një stil jetese për të rinjtë.

“Jemi një grup që vimë vazhdimisht në bibliotekë. Ndjehemi shumë mirë këtu, pasi jo vetëm ka kushte shumë të mira, por edhe personel të përkushtuar. Më vjen mirë që janë rihapur bibliotekat dhe janë rregulluar në mënyrë fantastike. Sa më shumë pika të tilla, që po kthehen dhe në një stil jetese për të rinjtë, aq më shumë ka dhe rritje të komunikimit dhe të marrëdhënieve sociale mes vetë të rinjve apo grupmoshave të ndryshme”, shprehet Ervisi.

 Biblioteka “Misto Treska”   

Fatjona Murati dhe Edisa Rushiti, janë dy vajza që studiojnë për ekonomik. Ato, në një farë mënyre, ‘hapin’ bibliotekën, pasi vinë që në orët e para të mëngjesit. Fatjona shprehet se aq sa është e lehtë, ndonjëherë është dhe jo pak e komplikuar për të gjetur fjalët e duhura për të shprehur gjithë pozitivitetin për rregullimin e dhe vënien në funksion të bibliotekave në Tiranë. “As në shtëpi nuk kemi kushte kaq perfekte. Askush nuk të shqetëson. Madje këtu po njohim dhe shoqe dhe shokë të rinj, duke dalë pak dhe nga klishetë e përditshmërisë së Tiranës: kafe, shtëpi, shkollë. Dua vërtetë t’i ftoj të gjithë të interesuarit për librin apo për studim, që t’i frekuentojnë bibliotekat. Më mirë 2 orë në bibliotekë sesa 4 orë parazit në kafe”, shprehet Fatjona.

Ndërsa Edisa është e mendimit se kjo përvojë duhet të çohet më tej nga Bashkia e Tiranës. Ajo madje i kërkon Bashkisë që për blloqe lejesh ndërtimi që jep t’i kushtëzojë firmat private që t’i japin bashkisë një hapësirë dhe për bibliotekë. “Dija kushton pak sot, por padija është më e kushtueshme nesër. Ja pse duhet të kemi sa më shumë biblioteka”, komenton Edisa.

Next Post
Vasili shqetësohet për floririn e Shqipërisë dhe akuzon Ramën: Qytetarët të hapin sytë se ç’po ndodh me arin e tyre

Vasili shqetësohet për floririn e Shqipërisë dhe akuzon Ramën: Qytetarët të hapin sytë se ç’po ndodh me arin e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Kancelari Merz kërcënon të bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk arrihet marrëveshje për financimin e Ukrainës, i dërgon letër Antonio Costa-s!

November 9, 2026
“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

November 9, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

“Nëntë vite në zemrën time”- Ivan Balliu ndan mesazhin prekës pas lamtumirës nga Kombëtarja: Një privilegj për gjithë jetën!

November 9, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

“Nuk është funksionar, por platformë AI”- Rrëzoi kërkesën e PD për shfuqizimin e ‘Diellës’, Kushtetuesja zbardh vendimin: Jo karakter normativ

November 9, 2026
Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

November 9, 2026
Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

November 9, 2026
Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In