• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ Betlehemi përgatitet të festojë Krishtlindjen

by Java News
24/12/2018 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pelegrinazhë nga e gjithë bota janë mbledhur në Betlehem gjatë kësaj të hëne, në vigjilje të Krishtlindjes, duke pritur në radhë për të parë shpellën ku besohet se Jezusi është lindur dhe për të marrë pjesë në një paradë festive. Mesha e mesnatës pritet të mbahet në Betlehem pak orë më vonë, ndërsa edhe Papa Françesku do të organizojë meshën për Krishtlindjen në Vatikan, teksa të krishterët në mbarë botën festojnë ditën tradicionale të lindjes së Krishtit pas një viti të trazuar.

Shumë prej kësaj trazire e ka prejardhjen nga Uashingtoni, atje ku shpirti festiv është tronditur së fundi me fikjen e dritave të pemës së Krishtlindjes në ditën e tretë të bllokadës së pjesshme të qeverisë amerikane. Shërbimi i Parqeve Kombëtare në Amerikë ka njoftuar se do të vijojë të mbetet i pandriçuar dhe i mbyllur për publikun “deri në një njoftim të dytë”, ndërsa po ushtrohen kontrolle për dëme të shkaktuara si pasojë e një përpjekjeje të një njeriu problematik që tentoi të ngjitej në pemë gjatë së premtes.

Pema e Krishtlindjes, dritat spektakolare të së cilës u ndezën gjatë një ceremonie me pjesëmarrjen edhe të presidentit amerikan Donald Trump, më herët gjatë këtij muaji, u bë simboli i mjerë i mosfunksionimit që ka mbërthyer Uashingtonin prej dy vitesh nën presidencën e tij.

Në Betlehemin e ndodhur në Bregun e pushtuar Perëndimor, disa persona dhe një bandë frymore bënë paradë në sheshin “Manger”, përreth Kishës së Lindjes, e ndërtuar pikërisht aty ku të krishterët besojnë se Maria solli në jetë Jezusin.

Kryepeshkopi katolik i Tokës së Shenjtë, Pierbattista Pizzaballa mbërriti pasditen e vonë dhe pritet të udhëheqë meshën e mesnatës. Në ceremoni do të jetë i pranishëm edhe presidenti palestinez, Mahmud Abbas, mes shumë figurave të tjera të shquara.

Sivjet, vizitorët kanë mundur të shohin mozaikët e rinj të Kishës së Lindjes, pasi u pastruan dhe riparuan përmes një projekti madhor. Kisha e parë e ndërtuar në këtë vend daton nga shekulli i IV, edhe pse është zëvendësuar me një tjetër kishë pas një zjarri në shekullin e VI./a.meta

Next Post

FOTO/ Krishtlindje, Basha: Bekime në familjet tuaja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

April 1, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

April 1, 2026
Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

April 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 2 Prill 2026

April 1, 2026
Kultivuan kanabis në platformat me polisterol, në pranga 3 persona, 1 në kërkim

Kultivuan kanabis në platformat me polisterol, në pranga 3 persona, 1 në kërkim

April 1, 2026
Një betejë pas tjetrës…Doktrina e re e sigurisë së Netanyahut

Një betejë pas tjetrës…Doktrina e re e sigurisë së Netanyahut

April 1, 2026
Demokratët e Durrësit i shkojnë Berishës në seli: Duam ballafaqim për akuzat!

Demokratët e Durrësit i shkojnë Berishës në seli: Duam ballafaqim për akuzat!

April 1, 2026
Kryeministri Albanese: Goditjet ekonomike të shkaktuara Lufta në Lindjen e Mesme do të ndikojnë gjatë

Kryeministri Albanese: Goditjet ekonomike të shkaktuara Lufta në Lindjen e Mesme do të ndikojnë gjatë

April 1, 2026
FOTO / I armatosur në një lokal në Fushë-Krujë, kush është 36-vjeçari i arrestuar

FOTO / I armatosur në një lokal në Fushë-Krujë, kush është 36-vjeçari i arrestuar

April 1, 2026
Investim prej 22.5 mln eurosh, nënstacioni i ri që do ndryshojë rrjetin elektrik të Tiranës

Investim prej 22.5 mln eurosh, nënstacioni i ri që do ndryshojë rrjetin elektrik të Tiranës

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In