Donald Trump është presidenti që gëzon më pak mbështetje se kushdo. Kështu raportonte një sondazh i para dy ditëve. Dhe duket se kjo është e vërtetë duke parë protestat që janë mbajtur dje. Gjysma e Amerikës është ngritur në këmbë kundër tij. Protesta masive ka pasur në Nju Jork, Uashington, Seattle, Çikago, Minnesota, Meksiko etj. Protestuesit kanë sulmuar dyqane, kanë djegur makina dhe janë konfrontuar me policinë. Sa shumë urrejtje ndaj një presidenti të sapozgjedhur!