Duke nisur nga ora 15:00 ish-kryeministri Sali Berisha është zyrtarisht në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme për akuzat që rëndojnë ndaj tij për korrupsion pasiv sa i takon aferës së privatizimit të kompleksit ‘Partizani’Në banesën e Sali Berishës u paraqitën 2 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe 2 oficerë të krimit ekonomik të cilët i komunikuan masën e arrestit shtëpiak. Ish-kryeministri i priti në banesë dhe komunikimi zgjati rreth 25 minuta./m.j