• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Berisha e quajti ‘spiun’ të grekëve, por ja si ironizonte oficeri shqiptar Kotziasin

by Java News
26/02/2018 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Siç ka dëshmëruar në vazhdimësi historia e Shqipërisë, në këto anë, tradhtarin nga heroi e ndan një vijë e hollë, shpeshherë e padukshme. Sot, në qendër të vëmendjes së opinionit publik është vënë Artur Meçollari, oficer madhor i Flotës Detare, pjesëtar i grupit negociator për marrëveshjen e kufijve detarë Shqipëri-Greqi.

Sali Berisha e quajti spiun të huaj, ndërsa ministria e Mbrojtjes e mori në mbrojtje duke pohuar se Meçollari ka certifikatë sigurie. Ministria ka shpërndarë CV-në e negociatorit e cila për hir të së vërtetës është impresionuese. Artur Meçollari ka mbajtur për 3 vite (si për ironi: në kohën e qeverisë Berisha) detyrën e zv/komandantit të Flotës Detare.

Ai ka marrë të paktën 3 diploma kualifikimi në SHBA, disa medalje karriere si dhe ka shërbyer në misionin tonë në Afganistan. Një pjesë prej këtyre arritjeve, Meçollari i ka dokumentuar në profilin e vet publik në “Facebook”. Por krahas fotove të shumta familjare dhe profesionale, ai ka postuar edhe foto të tjera interesante.

Disa postime përmbajnë fotografi të miseve shqiptare në vitin 2005 të cilat kanë pozuar bashkë me oficerët e Flotës në një anije ushtarake shqiptare. Gjithashtu, Meçollari ka ndarë disa fotografi gjatë xhirimeve të nje videoklipi të këngëtares Poni në bordin e anijeve ushtarake të Shqipërisë (viti 2010).

Më tej, duke u afruar në kohë (17 tetor 2016), Meçollari ka ndarë me miqtë virtualë kopertinën e gazetës “Dita” e cila përmban një karikaturë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ku ky i fundit akuzohet për shantazh ndaj shqiptarëve.

Tre ditë përpara karikaturës së Kotziasit, oficer Meçollari ka publikuar në “Facebook” një fotografi të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati duke folur në seancë plenare. “Fjalim brilant në parlament” e quan oficeri i Flotës duke i rekomanduar miqve ta ndjekin atë.

Më 12 qershor të vitit 2016, Artur Meçollari ndan në “Facebook” një fotografi të Glevin Dervishit, këshilltarit të ministrit të Jashtëm Bushati. “Çështja çame ekziston dhe është thelbësore për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë”, shkruan ai në një postim që është pëlqyer edhe nga vetë Dervishi.

Më poshtë, CV-ja e plotë e Artur Meçollarit.

Kapiteni i Rangut te pare Artur Mecollari ka perfunduar shkollen e larte te Detarisë në Vlorë në vitin 1989. Ai fillimisht ka shërbyer si Shef Armatimi (OL-2-3) në bordin e Gjuajtësit të Madhë Detar F-322 në Pashaliman. Në vitin 1990 ai u emërua Zëvendëskomanant dhe në vitin 1993 deri në vitin 1997 ka kryer detyrën e Komandantit të Gjuajtësit të Madh Detar P-207 (ish F-322).

Si oficer shtabi ai ka shërbyer midis viteve 1999-2001 si specialist i Forcave Detare prane Qëndrës Taktike të FA në Tiranë, Oficer Shtabi pranë Zyrës së NATO/PfP dhe Specialist i Programit të Partneritetit në J5 (Shtabi i Përgjithëm i FA) dhe 2003-2005 Shef i Shtabit i Distriktit të Dytë Detar në Vlorë. Si oficer komandues ka shërbyer: 2006-2007 Komandant i Grupit Luftarak në Bazën Detare të Pashalimanit, 2007-2010 Komandant i Flotiljes Detare Jugore, Pashaliman dhe 2010-2012 Zëvendëskomandant i Forcës Detare/Rojes Bregdetare.

Gjatë karrierës së tij Kapiteni i Rangut të Parë Artur Meçollari është diplomuar nga Kolegji i Shtabit të Forcave Detare të Sh.B.A (1998) (K5), Shkolla e Oficerit të Shtabit të Bashkuar të Sh.B.A (2001), Kolegji i Komandimit të Forcave Detare të Sh.B.A (2003) (K6) dhe Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes pranë Akademisë së FA, Tiranë (K7).

Kapiteni i Rangut të Parë Artur Meçollari ka gjithashtu experiencë akandemike, 2001-2002 ai shërbeu si Shef Departamenti dhe Pedagog i të Drejtës Ndërkombëtare të Detit në Akademinë e Detarisë në Vlorë dhe 2014-2015 Pedagog për Forcën Detare dhe të Drejtën Ndërkombëtare të Detit në Akademinë e FA. Ai ka shërbyer gjithashtu për një periudhë një vjeçare (2017) si Përfaqësues i Lartë i FA të RSH dhe Këshilltar i Lartë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Operacionin e NATO-s “Resolute Support Mission”, Kabul Afganistan. Është dekoruar me disa medalje kariere, Medaljen për ”Shërbime të Veçanta” si dhe Medaljen e NATO-s për “Non Articloe 5”

Kapiten i Rangut të Parë Artur Meçollari është autor i librit “Incidenti i Kanalit të Korfuzit: drejtësi e anuar” (2009) si dhe një numër artikuj shkencor mbi strategjinë detare, historinë detare dhe të drejtën ndërkombëtare dhe konmbëtare të detit. Është i martuar me Znj. Mirela Petani dhe kanë dy djem: Mattheë Miri (15) dhe Samuel Miri (12). Eshte njohes i gjuhës Italiane dhe Angleze.

Gazeta Shqiptare

Next Post
MAS ngre zyra informimi për maturantët në universitete

VENDIMI/ Pagat e mësuesve të para viteve 1990, nuk do të ulen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Misioni i vështirë i deputetes së LSI për të ushqyer djalin

Pse u tërhoq Klajda Gjosha nga politika? Ja si përgjigjet ish-ministrja

December 27, 2025
VIDEO/ Qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta, plazh në Vlorë në fund të dhjetorit

VIDEO/ Qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta, plazh në Vlorë në fund të dhjetorit

December 27, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 27, 2025
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Nqs ‘Nisma’ nuk e kap pragun, Albini mund ta rikapë Kryeministrinë…

December 27, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Mos u përpiq…”

December 27, 2025
“Salianji pa kartë morale”, Ibsen Elezi: PD është kthyer në pronë personale të Berishës

Bëjnë “xing” me orarin/ Ervin Salianji takon sot demokratët e Shkodrës. Berisha pas tij njofton takim me PD në Korçë

December 27, 2025
Vritet gazetari, zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale

Vritet gazetari, zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale

December 27, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Në dashuri sot mund të ndiheni më të hapur, parashikimi i horoskopit për sot

December 27, 2025
Bullgaria hyn në Eurozonë: Pse ka kaq rëndësi për vendin?

Bullgaria hyn në Eurozonë: Pse ka kaq rëndësi për vendin?

December 27, 2025
Proda dekoron inspektorin e policisë/ I shpëtoi jetën qytetarit pas shpërthimit të bombës molotov në protestën e opozitës

Proda dekoron inspektorin e policisë/ I shpëtoi jetën qytetarit pas shpërthimit të bombës molotov në protestën e opozitës

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com