Berberi palestinez Ramadan Edvan ofron “prerje flokësh me flakë”, një teknikë kjo të cilën po e përdorë në sallonin e tij në kampin e refugjatëve Rafah, në Gaza.
Ai hedh pluhur dhe lëng të ndezshëm në flokët e klientëve të tij dhe i ndez flakë ato, para se t’ua rregullojë flokët me duart e tij.
Edvan e përshkruan teknikën e tij si “të mirë për qarkullimin e gjakut”, transmeton Gazeta Express.
Ai thotë gjithashtu se kjo e ushqen flokun dhe i mbron rrënjët. Për ta parë teknikën e tij në përdorim, shihni fotot më poshtë të marra në The Sun: