• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Batërdia e ‘të fortëve’, rrafshohen tre kodra të ‘parajsës’ shqiptare

by Java News
10/09/2018 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jemi një grup banorësh, që endemi  prej 5 vitesh për të ndaluar atë masakër mjedisore që po ndodh në kodrat e Gradishtës. Tre kodra janë rrafshuar në këtë fshat dhe batërdia vazhdon pa u ndalur. Për dijeninë e lexuesit, këto kodra përmbyllin vargun që nis nga derdhja e lumit Shkumbin dhe përfundon në fshatin Gradishtë, për rinisur  vargun e Ardenicës. Këto vargje kodrash  janë një dhuratë unike  e natyrës për gjithë zonën e Myzeqesë.

Ato  ndajnë detin nga fusha e madhe e Myzeqesë. Kanë qenë kodra të bekuar nga natyra me pyjet shumë-shekullore, bimësi të jashtëzakonshme, vreshta dhe brezare me ullinj, kafshë dhe shpend të egra,  me një  biodiversitet unikal.  Goditjen e parë këto kodra e morën në vitin 1997 ku nga sulmi i barbarëve u rrafshua gjithë pylli, por me bimësinë që po rimëkëmbet pas 20 vitesh duket se po mbulon plagët e hapura.

Ndërsa goditjen e dytë, këto kodra po e marrin në këtë periudhë duke rrënuar, masakruar dhe rrafshuar kodrat.  Po ndodh një masakër mjedisore që natyra nuk mund ta rikuperojë asnjëherë. Arsye është babëzia. Kompani të etur për biznes, të fortët e zonës që dalin garant dhe qeveria që është pjesë apo qëndron indiferente janë një front që ka gjunjëzuar çdo rezistencë për të mbrojtur mjedisin e natyrës dhe jetesës.

Megjithëse një bukuri e natyrës, në tre prej këtyre kodrave vazhdon prej 5 vitesh një masakër mjedisore. Një kompani ndërtimi, që ka fituar tenderin e rrugës Lushnjë – Fier, për të shmangur blerjen e zhavorrit   ka filluar gërryerjen e kodrës për të marrë dheun-shtuf.  Kompania e lidhur ‘me të fortët e fshatit’, që u vet-paraqitën edhe si pronarë të kodrës, megjithëse nuk i lidh asgjë me zonën,  filluan shkatërrimin e kodrës.

Por, edhe nëse do të ligjërohet  ndokush si pronarë i kodrave,  ndoshta banorë të lindur edhe  përpara formimit të kodrave,  deri në cfarë mase shkon e drejta e tyre për të rrafshuar ato?  Nën hundën e strukturave vendore (komunale dhe bashkiake), të përfaqësuesve të zgjedhur të zonës, të policisë bashkiake dhe të rendit, nën indiferencën e Ministrisë së Mjedisit u rrafshuan tre kodra duke shkaktuar masakër mjedisore.

Janë disa dhjetëra hektarë të kodrës të  degraduar në përmasat  e  humnerës dhe pa asnjë mundësi rehabilitimi. Erozioni është i pashmangshëm, si pasojë e shkatërrimit të bimësisë  dhe  gërryerja në çdo  moment do të krijojë  rrëshqitje e do të marrë nën vete atë çka mbetur,  së bashku me  pjesën e fshatit që mbështetet në faqen e kodrave. Por askush nga ata që duhet ta ndalin këtë masakër mjedisore  nuk shqetësohen.

Shkatërrimi vazhdon, degradimi i mjedisit është i plotë dhe natyra ka humbur çdo shans për të rehabilituar veten. Lubia e matrapazëve e ka mundur natyrën. Fatkeqësia mjedisore është tmerrësisht e prekshme dhe e dukshme. Disa qindra rrënjë ullinj të moshës  20-25 vjeçarë  janë shkulur e prerë, bimësia është zhdukur në humnerën e krijuar, kafshë e shpendë të egra kanë marrë arratinë dhe të gjitha   janë vetëm një kujtim i së kaluarës. I gjithë ekosistemit i zonës është shkatërruar apo është në rrezik kritik.

Një humnerë me lartësi  rreth 70 m, aq sa është edhe lartësia e kodrës dhe me një sipërfaqe prej disa dhjetëra hektarësh po merr  nën vete  gjysmën  tjetër të  fshatit. Banesat  janë  në çdo në humbje të bazamentit të tyre dhe në prag të rrëshqitjeve masive të dheut me rrezik imediat për jetën e banorëve.   Përmasat e shkatërrimit flasin qartas  për një katastrofë të vërtetë jo vetëm ekologjike,  por mjedisore dhe me rrezik permanent të popullatës. Të gjithë e shohin veç atyre që kanë përgjegjësinë për ta ndaluar.

Janë 5 vjet që lulëzon industria e shkatërrimit  nën garancinë e indiferencës së shtetit e të ligjit. Dhjetëra buldozerë, skrepa dhe transportues të frikshëm kafshojnë ditën dhe natën kodrat duke lënë pas vetëm gërryerje. Askush nuk e ka ndaluar rrënimin. Ajo që ishte dhuratë e natyrës prej miliona vjetësh është kthyer në një shëmtim të saj për një kohë shumë të shkurtër dhe që nuk do të mund të rikthehet ndonjëherë.

Por edhe për të ndaluar së shkatërruari atë çka mbetur, mund të shpresohet vetëm në një  hakmarrje e natyrës apo mrekulli e qeverisë. Por,  të dyja ndodhin shumë rrallë. Për të fortët e të pa ngopurit nga vjedhja e dheut,  ligji  dhe forca e shtetit janë të shushatur.  Ato mund të dallojnë qartë ndonjë hallexhi për ndonjë tel dritash apo gomar me dru, por jo ata që rrafshojnë kodra me autokolona mjetesh të rënda.  Mos veprimi i bën autoritetet njëlloj përgjegjëse për indiferencën apo aferat.

Ka aq shumë prova për të nisur një hetim shembullor sa nuk gjen asnjë argument për të kundërtën. Nëse ka marrë leje kompania për shkatërrimin e mjedisit cilët janë ata që kanë bërë studimin e zonës? Cili  është impakti i mjedisit? Po rreziku i popullsisë? Përse qëndrojnë  indiferent kaq gjatë autoritetet komunale, bashkiake, qendrore dhe ato policore?

Vendi i masakrës mjedisore është aty dhe do të mbes përherë i hapur.  Banorët janë lodhur dhe kanë humbur çdo besim te autoritetet. Ata ja  kanë përcjellë shqetësimin strukturave lokale dhe deputetit të zonës, por asgjë.  Kompania së bashku me të vet-quajturit ‘pronar të kodrës’ njëkohësisht të ‘fortët’ e zonës  kanë vazhduar të pa shqetësuar biznesin e shitblerjes së kodrës.

Është një fije optimizmi se motua  e tanishme e qeverisë për mbrojtjen e mjedisit, ndoshta do të impenjojë ministrin e Mjedisit të interesohet për këtë masakër mjedisore për të ndaluar shkatërrimin e mëtejshëm  dhe për të dërguar përgjegjësit përpara ligjit.

Qeveria ka të gjitha shanset për tu distancuar nga ata që e vodhën dhe e gjymtuan  mjedisin për të fituar duke shitur kodrat.  Ka mbetur gjithashtu ende edhe një  ndjenjë optimizmi,  që po shtohen  njerëzit që ju dhemb mjedisi dhe nuk do të qëndrojnë indiferent  përballë lidhjes së shëmtuar  që kanë krijuar kasta e biznesmenëve  batakçinj me’ të fortët’ që vazhdojnë të jenë mbi çdo ligj dhe që gjenden kudo. Ftojmë shoqatat e mjedisit dhe emisionet investigative të bëhen pjesë e demaskimit të kësaj masakre.

Banorë të fshatit Gradishtë/ Letër e hapur gazetës TemA

Next Post
Tirana ‘mban nën sqetull’ 30% të popullsisë shqiptare

Tirana 'mban nën sqetull' 30% të popullsisë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

August 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa shkojnë temperaturat

Diell në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme, ja sa do shënojë termometri

August 27, 2026
Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

August 27, 2026
Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

August 27, 2026
VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com