• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Alesia Bami shpall fejesën në moshën 20-vjeçare me pasanikun, dhurata e tij: dyqan dhe restorant luksoz

by Java News
10/05/2020 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alesia Bami është një nga ish-velinat e komentuara të showbizz-it shqiptar, e cila tashmë është në grupin e prezantueseve të programit e “E Diell” në “Top Channel”. Së fundi, në rubrikën “Trotuar” të këtij emisioni të të dielave, moderatori Edi Manushi zbuloi se Alesia do të fejohet së shpejti.

Pas deklaratës së Manushit, edhe vetë Alesia e pranoi faktin se po hedh një hap të rëndësishëm në jetë, ndërkohë që është vetëm 20 vjeçe.

Ajo deklaroi publikisht se është në një lidhje dashurie, por pa zbuluar identitetin e të dashurit, duke preferuar ta mbajë dhe për pak kohë sekret.

“Ka zëra se do fejohesh”, – i tha Manushi, ndërsa Alesia duke qeshur ia ktheu: “Do fejohem, do fejohem”.

E ndërkohë që ajo po e mban sekret, lind pyetja se kush është djali që do t’i vendosë në gisht unazën e fejesës gjatë një ceremonie familjare pas karantinës?

Miqtë dhe ndjekësit kanë zbuluar se bëhet fjalë për një djalë të pasur. Ai madje i dha asaj statusin e pronares, ndoshta më të re në Shqipëri, duke i blerë një dyqan fustanesh eventesh në periferi të Tiranës dhe një restorant luksoz.

Kështu, ish-velina e “Stop”, tashmë me dy biznese, pret daljen plotësisht nga karantina për rifillimin e punës dhe celebrimin e fejesës me djalin e pasur. Dyqanin që mban emrin e saj e hapi disa muaj më parë, ndërsa për restorantin kishte planifikuar edhe një ceremoni inauguruese.

Alesia u largua përfundimisht nga emisioni “Stop” dhe nga “Klan Tv” sezonin e kaluar dhe duket se ai largim paksa “i hidhur” i hapi dyer të reja ish-velinës. Ajo bëri bujë me ikjen e saj nga emisioni satiro-investigativ “Stop”, largim që i eci mirë sepse e shikojmë të angazhuar në disa projekte.

Së pari, ajo u përfshi direkt si balerinë në emisionin “E diell” në “Top Channel” në krah të Edi Manushit dhe krahas këtij angazhimi në ekran, ajo realizoi ëndrrën e saj për të pasur biznese dhe për të qenë pronare, edhe pse është vetëm 20 vjeçe. Në një mbrëmje inauguruese për dyqanin të organizuar në Tiranë, Alesia e prezantoi biznesin personal në prani të familjarëve të saj, që përbëhet nga prindërit dhe vëllai.

Kujtojmë që Alesia Bamin e pushuan nga puna në “Stop”, pasi sipas saj nuk mori leje te drejtuesit për një intervistë që dha në televizionin “Top Channel”. Ajo deklaroi se “u hodh në rrugë” nga produksioni i programit investigativ, por “Top Channel” mendoi që të mos e linte në baltë balerinën Bami, duke i ofruar asaj një vend pune brenda një kohe të shkurtër.

Ai që i zgjati dorën për t’ia shtuar grupit të prezantueseve seksi të “E diell” ishte pikërisht Edi Manushi, i cili mori dhe ekskluzivitetin e lajmit të fejesës së saj. Alesia u bë pjesë e këtij emisioni të të dielave në rubrikën e lotarisë, që i bashkëngjitej programit. Alesia iu bashkua klubit të vajzave në krah të Edi Manushit, mes të cilave: Fjoralba Ponari, Nevina Shtylla, Einxhel Shkira dhe Argjira Spanca, blogerja nga Prishtina, që zëvendësoi këngëtaren Jonida Maliqi, e cila u tërhoq nga “E diell” për shkak të angazhimit në Festivalin Europian.

Vetë Alesia deklaroi se e pushan nga puna me një mesazh telefonik nga programi investigativ “Stop”, për arsyen e vetme se kishte shkuar të jepte intervistë në televizionin konkurrent të drekës, që moderohet nga Bieta Sulo. Alesia Bami njihej si velina e “Stop”, e cila paralelisht angazhohej edhe si fotomodele. Pas ikjes nga “Klan”, Alesia e kapi shpejt veten, duke bërë të tjera plane për jetën.

Brenda natës që nuk u shfaq në “Stop”, ajo postoi në “Instagram” foton e veshur si nuse me vello, ku paralajmëronte plane të tjera dhe të mëdha për veten. Foton në fjalë e shoqëroi me statusin për veten: “Një princeshe i duhet një kështjellë, jo një kasolle”. Ndërkohë, ajo hapjen e biznesit të ri e ka shoqëruar me një set fotosh artistike, ku pozon në natyrë me fustane mbrëmjeje.

Moderatorja shquhet edhe për fotot superseksi që poston shpesh me bikini në rrjete sociale.

JETA PREJ PRINCESHE E MODERATORES SEKSI

E komentuar për luksin, ish-velina ka folur edhe për shpenzimet e saj mujore e ftuar në emisionin “E diell”. Ajo rrëfeu pak kohë mëparë se rroga e saj e parë në televizion ka qenë 300 mijë lekë dhe u kërkonte lekë prindërve. Ndërsa në një rast tjetër tha se e kalonte muajin edhe me 400 mijë lekë.

Por kjo deklaratë u vu në dyshim nga moderatori Edi Manushi, i cili i kërkoi të hiqte këpucët për të parë markën dhe i kafshoi orën për të vërtetuar nëse ishte prej floriri. “Jam mësuar ta kaloj muajin edhe me pak lekë. Kur kam qenë më e vogël, rroga ime në televizion ishte 300 mijë lekë dhe nuk më dilte. Jetoja me prindërit dhe kisha edhe ndihmën e tyre. Kërkoja nga ata. Sot duke e parë mund të jetoj edhe me 400 mijë lekë”, deklaroi ajo.

Edi Manushi ndërhyri duke i thënë: “Stop, hiqi këpucët, do ta bëj tani llogarinë ty. E kam ndarë mendjen. Këpucët 600 euro. Ora (pasi e kafshon me dhëmbë) flori, diamant”.

“Epo mos na nxirr kështu tani. Po thosha më e keqja fare, mund ta kaloj edhe me 400 mijë lekë. Se gjithçka është te mënyra e menaxhimit të lekëve. Nëse shpenzon aty ku duhet, normalisht e kalon dhe me më pak lekë. Shpenzoj për gjëra të rëndësishme për veten”, u shpreh ajo, e vënë në siklet nga habia e të pranishmëve se ku i gjente kaq shumë para për blerje luksoze një vajzë vetëm 20-vjeçare si ajo. /Panoramaplus.

Next Post
Kujdesi për stomakun çdo ditë/ Ja gabimet që duhet të shmangni

Kujdesi për stomakun çdo ditë/ Ja gabimet që duhet të shmangni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kompensimi i pronave, ja dokumentet që duhen dhe shqyrtimi i dosjeve

Rreth 47 mln euro të ardhura, mbi 37 mijë aplikime për rivlerësimin e pronave në 6 muaj

July 24, 2026
DETAJE/ Vrasja e Edmond Sulës, ekzekutori nuk përdori makinë, u largua përmes pyllit

Hetimet për vrasjen e Edmond Sulës, Policia kontrolle banesash në Bërxullë, verifikohen konfliktet

July 24, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

‘Administrativja’ nuk mori në shqyrtim padinë ndaj Dados, Veliaj: Do ta vazhdojmë këtë betejë me të gjitha mjetet ligjore

July 24, 2026
Moti i keq “pushton” Elbasanin: Përmbyten rrugët, dëme në bujqësi

Moti i keq “pushton” Elbasanin: Përmbyten rrugët, dëme në bujqësi

July 24, 2026
Ish-kryetari i Prishtinës dënohet me burgim për mosdeklarim të pasurisë

Ish-kryetari i Prishtinës dënohet me burgim për mosdeklarim të pasurisë

July 24, 2026
Pamje apokaliptike/ Zjarret përfshijnë Francën, evakuohet gadishulli Cap Ferret, qindra turistë largohen me varka

Pamje apokaliptike/ Zjarret përfshijnë Francën, evakuohet gadishulli Cap Ferret, qindra turistë largohen me varka

July 24, 2026
Von der Leyen krijon një strukturë të brendshme të inteligjencës në Komisionin Europian

Von der Leyen krijon një strukturë të brendshme të inteligjencës në Komisionin Europian

July 24, 2026
Votohet sot për shkarkimin e kreut të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Votohet sot për shkarkimin e kreut të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

July 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 25 Korrik 2026

July 24, 2026
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe iku, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri, riparoi mjetin për të fshehur ngjarjen

Përplasi për vdekje të moshuarën dhe iku, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri, riparoi mjetin për të fshehur ngjarjen

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In