• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Aksion vullnetar për pastrimin e Tiranës, Veliaj: Do propozojmë ndalimin e përdorimit të qeseve

by A R
26/03/2017 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës, e mbështetur nga vullnetarë e qytetarë të Tiranës, ka nisur sot një aksion pastrimi në të 24 Njësitë Administrative të kryeqytetit. Aksioni nisi në orën 09.00 të mëngjesit në të gjitha njësitë administrative, të cilat janë organizuar në zona të përcaktuara më parë nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, fillimisht iu bashkua aksionit të pastrimit në zonën e Farkës pranë liqenit të Thatë ku theksoi se falë angazhimit të bashkisë, situata  e pastrimit ka ndryshuar.

“Jemi ku e ku krahasuar me një vit më parë, ku e para ishte bashkia që dështonte. Sot jemi situatë tjetër ku bashkia është në krye të punëve, ku vetë kryetari vë dorezat e merr qeset për të mbushur plehrat. Do të thotë që çdo punëtor i bashkisë e bën këtë. Ajo që ka ndryshuar është sensibilizimi.  Dua të falënderoj gjithë ata vullnetarë sot, ku shumë qytetarë që ndoshta sot kishin ditën e tyre të pushimit, në pika shumë periferike të Tiranës, kanë lënë ditën e tyre për t’ia kushtuar këtij aksioni qytetar. E vlerësoj jashtë mase, vetëm kështu e ndërtojmë qytetarinë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se do t’i propozojë qeverisë edhe ndalimin e përdorimit të qeseve plastike sikurse shumë qytete moderne në Europë e bëjnë.

“Është shuam e rëndësishme që ne të kemi disa politika shumë të rrepta dhe duke filluar nga java që vjen, supermarketet do të vënë një pagesë  modeste për qeset, kjo jo për të rikuperuar koston, por për të krijuar një barrierë edhe psikologjike, për t’u kujtuar njerëzit që më mirë të mos e marrin fare se sa ta ndosin. Do t’i propozoj këshillit bashkiak që ne të shkojmë në masa edhe më drastike për ndalimin e qeseve në Tirana edhe sigurisht do t’i propozoj qeverisë Rama që ne të shkojmë si vendet moderne, që kanë marrë një vendim kombëtar për të ndaluar me ligj qeset plastike që janë ndotësi kryesor për qytetin tonë”, tha ai.

Veliaj deklaroi se  do të ketë sanksione dhe për ata që inertet apo gomat i hedhin në vende të papërshtatshme. “Dua të bëj thirrje për të gjithë ata që bëjnë punë në banesat e tyre dhe gjithë inertet i vënë buzë rrugës. Nuk mbarojnë gurët, tulla etj. Ka vende depozitimi ku këto mund të bëhen në mënyrë shumë herë më të civilizuar. Dua t’i bëj thirrje të gjithë gomisterive, ne kemi vënë disa gjoba shumë të rrepta. Do të vazhdojmë të vëmë gjoba. Kryeqyteti i ëndrrave tona është kur ka një vend për inertet, një vend për gomat”, tha kryebashkiaku.

Aksioni i pastrimit nga ndërmarrjet e bashkisë dhe qytetarët për heqjen e mbetjeve do të vijojë gjatë gjithë ditës.

Next Post
Soros ja përvesh Trump: Do të dështojë si president i SHBA-së

ANALIZA/ Rreth sulmeve nga politikanët lindorë që dikur përfituan nga fondet e Soros...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In