• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

ANALIZA/ Rreth sulmeve nga politikanët lindorë që dikur përfituan nga fondet e Soros…

by A R
26/03/2017 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëheqës të ndryshëm politikë në Evropën qendrore dhe lindore po dënojnë filantropin liberal George Soros. Disa veprimtarë kundër Sorosit në këto vende thonë se e kanë marrë frymëzimin edhe nga Shtetet e Bashkuara, veçanërisht nga disa media të djathta amerikane, që e shohin filantropin si një figurë të urryer liberale. Por disa kritikë të intervistuar nga agjencia e lajmeve Reuters, tërheqin vemendjen kundër taktikave të tilla.

Muajt e fundit, në vendet ish-komuniste të Evropës qendrore dhe lindore, udhëheqësit me prirje të ashpra e kanë drejtuar zemërimin e tyre kundër Sorosit, miliarderit hungarezo-amerikan, i cili financon organizatat bamirëse liberale në mbarë botën me Fondacionin e tij Shoqëria e Hapur.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se grabitqarët e mëdhenj notojnë në këto ujëra. Kjo është mbretëria pa kufij e George Sorosit, që është i pajisur me mjaft para dhe me një artileri të rëndë ndërkombëtare”, tha kryeministri i djathtë i Hungarisë Viktor Orban, dikur përfitues i fondeve të Sorosit.

Fushata kundër Sorosit në vendet e dominuara më parë nga Moska duket se po ndjek modelin e presidentit rus Vladimir Putin, goditja e të cilit ndaj organizatave të bamirëse të financuar nga të huajt çuan në largimin e Fondacionit Soros nga Rusia dy vjet më parë.

“Metoda ruse mund të vihet re tek argumentet rreth organizatave të pavarura civile”, thotë Stefania Kapronczay, kryetare e organizatës hungareze Bashkimi i Lirive Civile.

Tani, me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, veprimtarët kundër Sorosit në Evropën Lindore thonë se kanë marrë frymëzim edhe nga Shtetet e Bashkuara, veçanërisht nga mediat e djathta amerikane, si portali Breitbart, i cili prej kohe e ka dënuar Sorosin si një figurë të urryer liberale.

Maqedonia, është përfshirë në një krizë politike që nisi dy vjet më parë me demonstrata në rrugë, duke e detyruar kryeministrin nacionalist Nikolla Gruevski të jepte dorëheqjen vitin e kaluar, pas një dekade në pushtet. Zoti Gruevski, i cili ende kontrollon bllokun më të madh në parlament, ia hedh fajin Sorosit për dorëheqjen.

Soros sulmohet edhe në Rumani, Poloni dhe nga politikanë në vende të tjera të rajonit.

Organizata e tij thotë se kjo nuk e tremb dhe se nuk ka ndërmend të largohet nga Evropa Lindore.

Soros, i lindur në Hungari në një familje hebreje që i mbijetoi pushtimit nazist me dokumente të rreme, emigroi në Britani, pas Luftës së Dytë Botërore dhe më pas në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë shumë viteve, qindra organizata në mbarë botën kanë marrë fonde prej tij, duke u dhënë shkas mjaft teorive konspirative. Armiqtë e Sorosit e kanë quajtur atë epiqendrën e një rrjeti të gjerë.

Në vende si Hungaria, shumë grupe të të drejtave të njeriut kanë kërkuar grante nga Fondacioni i Hapur Soros në përmasa të tilla saqë politikanët po e shfrytëzojnë këtë për të sulmuar sektorë të tërë të shoqërisë civile.

Veteranët e lëvizjeve disidente të epokës komuniste në Evropën Lindore, ku diktatura shtypte çdo organizatë jashtë kontrollit të shtetit, thonë se kjo është një taktikë e njohur.

“Kjo është karakteristikë e regjimeve autokrate që kërkojnë të heqin qafe çdo lloj autonomie, prandaj ata kanë nevojë për të krijuar armiq. Viktor Orban gjithmonë ka nevojë për armiq dhe George Sorosi është ideal në këtë pikë. Ai është një bankier i pasur amerikan hebre, pra ka çdo gjë që i duhet kësaj qeverie për të nxitur urrejtje,” thotë Maria Vasarhelyi, figurë opozitare në Hungari.

Fushata kundër Sorosit është veçanërisht e mprehtë në Hungari, ku Kryeministri Orban ka forcuar kontrollin mbi mediat dhe mbi gjyqësorin, dhe ku ai rregullisht akuzon liberalët se po përpiqen të shkatërrojnë Evropën, duke e përmbytur kontinentin me emigrantë.

VOA

Next Post
Kërcënimi i rektorëve, pas Tahirit prokuroria thërret edhe Çakon

Kërcënimi i rektorëve, pas Tahirit prokuroria thërret edhe Çakon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy vite të tjera burg për britanikun në Iran, familja: U ndëshkua se foli me mediat

Dy vite të tjera burg për britanikun në Iran, familja: U ndëshkua se foli me mediat

July 15, 2026
Meloni kërkon më shumë fleksibilitet fiskal nga BE, rritet debati mbi rregullat e deficitit

“Mbi 30 deputetë më tradhëtuan”, Meloni humbet në Parlament: Këneta fitoi përsëri

July 15, 2026
EMRI / Tragjike në Angli, shqiptari gjendet i vdekur në rrugë

EMRI / Tragjike në Angli, shqiptari gjendet i vdekur në rrugë

July 15, 2026
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

July 15, 2026
Ilir Panda dorëhiqet nga gjyqi ndaj kryebashkiakut Veliaj, caktohet gjyqtari i ri i çështjes

Ilir Panda dorëhiqet nga gjyqi ndaj kryebashkiakut Veliaj, caktohet gjyqtari i ri i çështjes

July 15, 2026
Deklarata e ministres serbe për Kosovën, Ali Ahmeti: Pasqyrim i një mentaliteti që frymëzohet nga politika e Millosheviçit

Deklarata e ministres serbe për Kosovën, Ali Ahmeti: Pasqyrim i një mentaliteti që frymëzohet nga politika e Millosheviçit

July 15, 2026
Siguri e shtuar gjatë sezonit turistik! Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim maksimal për parandalimin e krimeve

Siguri e shtuar gjatë sezonit turistik! Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim maksimal për parandalimin e krimeve

July 15, 2026
Temperaturat e larta, meteorologia: Në fundjavë termometri do të shënojë 40 gradë, do të jenë ditët më të nxehta

Temperaturat e larta, meteorologia: Në fundjavë termometri do të shënojë 40 gradë, do të jenë ditët më të nxehta

July 15, 2026
Marrëveshje historike për Gjibraltarin, BE dhe Britania lehtësojnë kalimin kufitar pas Brexit

Marrëveshje historike për Gjibraltarin, BE dhe Britania lehtësojnë kalimin kufitar pas Brexit

July 15, 2026
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë, Ibrahimaj: Në negociata 4 të tjera, përfituan 20 mijë shqiptarë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë, Ibrahimaj: Në negociata 4 të tjera, përfituan 20 mijë shqiptarë

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In