Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë 3 automjete.
Aksidenti ka ndodhur pranë QTU, ndërsa mësohet se nga përplasja ka ngelur i lënduar një person. Po ashtu, nga pamjet shihet se një mjet tip “Benz” luksoz ka pësuar dëmtime të mëdha në pjesën e përparme.
Një tjetër makinë e përfshirë në aksident ka përfunduar mbi trafikndarësen e autostradës./m.j

