• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT/ Admir Murataj, ja vila e tij luksoze në Prezë, kamera sigurie nga të gjitha anët

by Java News
10/04/2019 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Admir Murataj është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka kryer 4 grabitje në Shqipëri të bankave, ose blindave me para, dhe 1 grabitje banke në Greqi. Murataj para se të arratisej nga burgjet greke jetonte në një banesë 1-katëshe në Prezë të Tiranës. Kjo banesë sot është një vilë luksoze.

Kamera sigurie nga të gjitha anët, e rrethuar me hekura dhe e pamundur për të hyrë. Kjo është vila luksoze e Admir Murataj. Mapo sjell disa nga fotot e kësaj vile dhe pamjet brenda saj në vitin 2017-të, atëherë kur Policia hyri në banesë pasi po kërkonte Admir Muratajn.

Si e vrau policin grek grupi i Admir Murataj

Agjencia greke e lajmeve Agrini tregon historinë e arratisjes së Murataj nga burgu i Trikalas në Greqi dhe më pas vrasjen e një polici gjatë përpjekjeve për arrestimin e bandës së arratisur.

Gjithçka nisi të premten e 22 marsit të vitit 2013 në burgun e Trikalas. Një grup prej 11 shqiptarësh të rrezikshëm arritën të presin hekurat e burgut dhe u ngjitën në çati.

Prej andej nisën të qëllojnë mbi gardianët. Këta të fundit u vunë mes dy zjarresh, pasi edhe nga jashtë burgut, bashkëpunëtorët e shqiptarëve po qëllonin mbi rojet. Si pasojë u plagosën dy gardianë.

Tetë ditë më vonë, banda e shqiparëve, e njohur si grupi i Marian Kolës, vodhën një tavernë. Gjatë ndjekjes nga policia pati një shkëmbim zjarri. Si pasojë u plagos një 25-vjeçare. Plagosja ishte fatale për të.

Më 17 qershor do vinte një tjetër përplasje me policinë, ku humbi jetën një oficer policie, baba i dy fëmijëve.

Gjatë një kërkimi për bandën, oficerët e policisë u ndanë në dy grupe. Grupi i parë prej tre personash ra në pritë nga banda e shqiptarëve dhe u dorëzuan.

Shqiptarët u morën armatimin dhe makinën. Por teksa po hipnin në makinë, shqiptarët panë edhe grupin e dytë të oficerëve të policisë. Sipas informacioneve, tre oficerët e çarmatosur u thirrën kolegëve të tyre: Kujdes, është pritë. Por ishte tepër vonë. Banda e Kolës hapi zjarr duke vrarë 37-vjeçarin George Andritsopoulos.

Më pas ata u arratisën drejt një zone malore. Nga pas iu vunë forcat speciale. Në një moment pati shkëmbim zjarri dhe dy nga të arratisurit u vranë. Fillimisht u mendua se një prej tyre ishte Admir Murataj, por më vonë u kuptua se nuk ishte ai.

Murataj vazhdoi terrorin duke grabitur një bankë në Larisa të Greqisë, ku mori 1 milion euro. Më pas grabiti edhe një supermarketi.

Por prej kohësh në Greqi nuk ishte dëgjuar për të, kur Murataj u shfaq në Shqipëri duke realizuar disa prej grabitjeve më spektakolare në vend, deri ditën e djeshme kur mendohet se u vra në një shkëmbim zjarri.

Next Post
FOTO/ Ja çfarë furgoni përdorën autorët për grabitjen, aeroporti pa kamera 

FOTO/ Ja çfarë furgoni përdorën autorët për grabitjen, aeroporti pa kamera 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Kancelari Merz kërcënon të bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk arrihet marrëveshje për financimin e Ukrainës, i dërgon letër Antonio Costa-s!

November 9, 2026
“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

November 9, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

“Nëntë vite në zemrën time”- Ivan Balliu ndan mesazhin prekës pas lamtumirës nga Kombëtarja: Një privilegj për gjithë jetën!

November 9, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

“Nuk është funksionar, por platformë AI”- Rrëzoi kërkesën e PD për shfuqizimin e ‘Diellës’, Kushtetuesja zbardh vendimin: Jo karakter normativ

November 9, 2026
Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

November 9, 2026
Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

November 9, 2026
Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

November 9, 2026
Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

November 9, 2026
“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In