• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT/ 4 komandot e kishin planifikuar dezertimin në Britani, ja skema

by Java News
18/11/2017 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të tjera zbulohen nga katër komandot e Forcave të Armatosura, të cilët kanë dezertuar gjatë një trajnimi në Britani. Bëhet fjalë për komandot, Ylber Tokrri, Aleksandër Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi, për të cilët ka edhe një procedim në Prokurori për thyerjen e betimit.

Burimet thonë se Prokuroria ka dërguar urdhërndalimet për komandot shqiptare në Britani dhe pret që ata të kapen nga autoritet atje për t’u ekstraduar në Shqipëri, ku do t’i nënshtrohen një gjyqi ushtarak. Gjithashtu, të njëjtat burime thonë për “Panoramën”, se dezertimi ka qenë i menduar mirë.

Ka qenë një i afërm i njërit prej komandove që u ka siguruar vende pune në të zezë dhe strehim në Britaninë e Madhe. Emri i tij nuk bëhet i ditur, por vendimi nuk ka ardhur rastësisht. Burimet thonë se Ajazi, Lamkaj, Shkulaku dhe Tokrri kanë qenë pjesë e një grupi prej 12 efektivësh të Forcave Komando.

Këto forca, çdo vit, u nënshtrohen kurseve të ndryshme me qëllim trajnimin në kuadër të angazhimit në NATO. Katër komandot e kanë përfunduar kursin e tyre në Uells të Britanisë dhe pasi janë pajisur me certifikatë, janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Burimet thonë se katër të kërkuarit u kanë thënë shokëve të tjerë se do të shkëputeshin për të bërë pazar dhe për të pirë kafe dhe nuk janë kthyer më pasi janë pajisur edhe me leje për të dalë nga baza ushtarake. FA-të kanë pritur pesë ditë pas kthimit të pjesës tjetër dhe më pas kanë konfirmuar zhdukjen e tyre si dhe kanë bërë kallëzim penal në emër të Ministrisë së Mbrojtjes në Prokurorinë e Tiranës.

Sipas Kodit Penal Ushtarak, katër komandot akuzohen për mosparaqitje te eprorët e tyre. Ata rrezikojnë deri në 1 vit burg, pasi dënimet më të rënda kanë efekt vetëm në kohë lufte. Por ky nuk është rast i vetëm që ndodh me FA-të tona. Burimet thonë se ka mbi 15 çështje të tilla gjatë 2 vjetëve të fundit. Për rastin e katër komandove ka pasur edhe një reagim nga Ministria e Mbrojtjes, bërë dy ditë më parë.

“Janë 4 efektivë Komando që janë dërguar në Britaninë e Madhe për trajnim sipas programeve që ka Ministria. Ka rreth 2-3 javë që është konstatuar se ata nuk janë kthyer me pjesën tjetër të grupit që kanë mbërritur në atdhe. Që nga momenti që është kuptuar, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar autoritetet britanike që të bëhet ndalimi i tyre atje dhe njëkohësisht është depozituar edhe një kallëzim penal në Prokurori nga Ministria e Mbrojtjes”, shkruante reagimi i ministrisë./ Panorama

ma.me

Next Post
VIDEO/ Ermal Mamaqi paparac, filmon Bleona Qeretin ‘gollomesh’ në dush

VIDEO/ Ermal Mamaqi paparac, filmon Bleona Qeretin 'gollomesh' në dush

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In