Një turist amerikan, Kurt Cochran, është viktima e tretë e identifikuar që mbeti e vrarë nga sulmi në Londër. BBC thotë se bashkëshortja e tij Melissa ishte gjithashtu njëra ndër të plagosurit, e cila thuhet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmin e ka konfirmuar vëllai i bashkëshortes së viktimës, Kurt Cochran për BBC-në. Ai ka shtuar se çifti kishin shkuar për 25-vjetorin e martesës në Londër për ta festuar dhe dy ditë më pas e kishin në plan që të kthehen për në Shtetet e Bashkuara, transmeton Gazeta Express.
Bashkëshortja e viktimës, Melissa gjendet e shtrirë në spitalin e Londrës, ku thuhet se po vuan nga plagët e rënda. Ajo është njëra ndër 7 personat që thuhet se janë të lënduar rëndë.
a.ç