Dy automjete jane djegur per shkaqe aksidentale ne rrugen “Ymer Kurti”, sot rreth orës 02:30.
Sipas Policisë, janë djegur në pjesën e përparme, automjeti tip “Peugeot”, në pronësi të shtetases F. R., 27 vjeçe, banuese në Durrës dhe mjeti tip “Volksvagen”, në pronësi të shtetasit E. Gj., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprime e kryera rezultoi se zjarri ka ardhur për shkaqe aksidentale. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.