Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Serbi.
Meloni është pritur nga presidenti Aleksandër Vuçiç në aeroport, i cili i ka dhuruar edhe një buqetë me trëndafila të kuq.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Melonit në Serbi, ku integrimi i Ballkanit Perëndimor ka qenë në fokus të diskutimeve mes tyre.
Meloni edhe gjatë konferencës së përbashkët me Vuçiç ka deklaruar se Europa nuk është e bashkuar për aq kohë sa Ballkani është jashtë saj.
/a.r
Serbian President Aleksandar Vucic welcomed Italian PM Giorgia Meloni in Belgrade with a bouquet of red roses. pic.twitter.com/op1NuRyhmH
— kos_data (@kos_data) December 3, 2023