Edhe pse fotografimi i votës është i dënueshëm 1 deri në 3 vite burg, në Tiranë është shënuar rasti i parë i një shkelje të tillë. Një votues i Lëvizjes Socialiste për Integrim në kryeqytet pasi ka votuar forcën që mbështet ka publikuar në rrjetin social Facebook fotografinë e votës. Në fotografinë e shkrepur në kutinë e votimit duket qartë se simpatizanti ka vënë x-in përbri numrit 1 që i korrespondon Lëvizjes Socialiste për integrim.











