Deputeti socialist, Taulant Balla, ka ironizuar sot qëndrimin e PD në lidhje me reformën e Drejtësisë. Në rrjetet sociale, Balla ka postuar një fotografi ku duket ish-kryeministri Berisha duke udhëtuar me avion.
Balla shkruan se ndërkohë që SHBA dhe BE i bëjnë thirrje të votohet reforma, Berisha dhe Basha janë nisur për në kurbet…
Në një deklaratë të ashpër pasditen e sotme, SHBA i kërkoi qeverisë të çojë draftin për votim ndërsa tha se çdo deputet do mbajë përgjegjësi për votën e tij kundër. (java / r.a)