Edhe Kryeministri Edi Rama i është bashkuar nismës “Tirana një ditë pa makina”. Shefi i qeverisë shqiptare është fotografuar nga gazetarët e Shqiptarja.com teksa ka ardhur në këmbë në ambientet e Hotel “Tirana”, për të marrë pjesë në forumin “Të rinjtë investitorë”.