Pasi ka munguar për një kohë të gjatë nga skena publike, ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është parë në një lokal të kryeqytetit.
Tahiri pas kaq kohësh larg kamerave dhe rrjeteve sociale, është shfaqur me ‘look’ të ri. Në fotot e siguruara nga Neësbomb.al ai shfaqet me mjekër tepër të gjatë, saqë do duhej ta shikoje përsëdyti për ta njohur.
Mesa duket Tahiri ka mbyllur pushimet dhe është rikthyer në qetësinë e Tiranës të papërfshirë ende nga vorbulla e zhvillimeve të reja politike.