Në një kohë që i gjithë vendi ishte nën frikën e një sulmi terrorist për ndeshjen Shqipëri-Izrael, vendi ynë edhe një herë jep mesayhin e paqes dhe tolerancës fetare.
Mbrëmjen e djeshme në “Elbasan Arena”, krerët më të lartë të besimit fetar në qytetin e Elbasanit, kanë qenë të pranishëm në stadium ku kanë ndjekur sfidën.
Bëhet fjalë për myftiun Agim Duka, famulltarin Emilio Valente, përfaqësuein e fesë ortodokse, At Stavri Çipi, Dervish Ardit Muçodemi dhe Presientin e QBNF (Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar) Arben Ramkaj.
Redaksia e Lexo.al, sjell ekzkluzivisht foton e përfaqësuesve fetarë të pranishëm në stadium.
Edhe një herë tjetër vendi ynë jep mesazhin e paqes dhe tolerancës ndërfetare, në një kohë që shqetësimi për një sulm terrorist në këtë ndeshje ishte më i pranishëm se kurrë më parë në stadiumet tona.