Edhe Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka lënë pak mjekër. Ai duket se nuk ka gjetur kohë për t’u rruar dhe është shfaqur të dielën me pamje të re në një manifestim të organizuar nga Komuna e Prishtinës për Diasporën.
Ahmeti ka pozuar me futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Shkelzen Gashi pasi ky i fundit ka qëndruar në kryeqytet për ta marrë çmimin për kontributin në Sport të ndarë nga Ministria e Diasporës.
Të dy, edhe kryetari Ahmeti dhe futbollisti Gashi kanë mjekra të rritura. Tek e fundit në gjatë këtyre viteve ky look është parë shumë tek meshkujt.