Rruga e Arbrit tashmë ka hyrë në fazën e saj intensive të punës për të realizuar një tjetër vepër të madhe infrastrukturore për vendin. Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka postuar në rrjetet sociale një fotografi ku tregohet realizimi i tunelit në Qafë Buall. Në kuadër të vizitës së tij elektorale në Dibër, Rama shprehet se tashmë Rruga e Arbrit nuk është më një premtim elektoral blu, por së shpejti një realitet për banorët.
“Tuneli i Qafe Buallit realizuar keta 18 muaj si pjese e Rruges se Arberit qe s’eshte me fantazem elektorale boje blu!” shkruan Rama










