Shpesh herë jemi mësuar që punonjësit e Policisë Bashkiake t’i shohim si inspektorë të rreptë, që kujdesen për zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e pronës së përbashkët në qytet.
Por, këtij të moshuari, i cili sot humbi për disa minuta ndjenjat për shkak të të nxehtit të madh teksa ecte në sheshin “Skënderbej”, i erdhi menjëherë në ndihmë Policia Bashkiake.
Punonjësit e Policisë Bashkiake i dhanë menjëherë ndihmën e parë të moshuarit, e mandej kanë lajmëruar ambulancën.