Kreu i Bashkisë Tiranë ka postuar në Facebook një foto të hyrjes së kryeqytetit. Veliaj e ka titulluar atë si foton e ditës, ndërsa tabela që deri dje bënte thirrje për uljen e shpejtësisë së automjeteve, sot i referohet ‘luftës kundër zhulit’.
“Kush e do Tiranën nuk hedh plehra rrugës. Bashkia luftë zhulit” – shkruan në tabelën në hyrje të qytetit, ndërsa Veliaj ka paralajmëruar një aksion për pastrim më datë 4 shtator.










