Çmimet jashtëzakonisht të larta në bregdetin shqiptar për turistët janë kthyer në një shqetësim serioz të cilët ata vetë e tregojnë revoltën përme postimeve në rrjetet sociale.
Pas një fature të publikuar ditën e djeshme në Shëngjin për një drekë që shkonte mbi 10 mijë lekë të reja, tashmë edhe një gotë birrë kushton hiç më pak se 40 lekë në dallim nga vendet tjera në Shqipëri që kushton 100-150 lekë.
Këto çmime abuzuese kanë tërhequr edhe vëmendjen e deputetit të PS Erjon Braçe i cili ka sygjeruar që qytetarët të tregojnë edhe emrin e lokaleve dhe të mos e mbulojnë atë në mënyrë që ndaj tyre të mund të merren masa (shpeshherë faturat nuk janë tatimore) dhe që kjo vjedhje të marrë fund.










