Mbledhja e djeshme e Komitetit Drejtues të LSI-së ka pasur edhe momente mjaft pikante, si kjo që shihet në këtë foto. Ky çast i fiskuar në foto, duket si një gjest kortezie “përulësie” ndaj kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, nga drejtues të kësaj force politike, ministra dhe deputetë. Në fakt ky është një moment ku anëtarët e Komitetit Drejtues të LSI-së kanë qenë duke u ulur…pas hyrjes së Metës.