Me fytyrë të mërzitur dhe deri diku i zbehtë, Martin Shkreli është arrestuar këtë të enjte nga FBI pasi akuzohet për evazion fiskal. Mediat ndërkohë kanë publikuar fotot e momentit të arrestimit të tij. Shkreli u bë i njohur në SHBA pas vendimit të tij për të rritur çmimin e një antibiotiku që lufton AIDS nga 13,5 dollarë në 750 dollarë.