Rregullat e qarkullimit rrugor por edhe vetë Kodi Rrugor vijon të shkelet si nga drejtuesit e automjeteve ashtu edhe punonjësit e rrugëve.
Në fakt në foton e mëposhtme, shihet se po kryhen punime në aksin Tiranë-Durrës. Por në fakt punëtorët kanë shkelur Kodin Rrugor i cili parashikon se për të kryer punime, nevojitet një tabelë paralajmëruese të paktën 150 metra përpara.
Siç shihet edhe në foto, punonjësi e ka vendosur tabelën, por fill pas makinës, duke u kthyer edhe në burim aksidenti.










