L.V/ Ka një KQZ që është institucion kushtetues, i cili përgjigjet për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve dhe që në fund të fundit, është një arbitër që tregon sesa shqiptarë kanë votuar një parti dhe sa të tjerë kanë votuar partinë tjetër.
Kjo foto është marrë sot në orën 10.12 tek LSI
Por, prej shumë kohësh, që nga momenti kur në “rekuizitën” e zgjedhjeve partiake nisi të hyjë edhe teknologjia, edhe këshillat e ekspertëve të huaj të fushatave vendase, selitë e partive janë shndërruar në KQZ të mirëfillta.
Kjo foto është marrë sot në orën 10:26 tek PS
Të reja dhe të rinj me kompiutera mbledhin, grumbullojnë dhe përpunojnë të dhënat që u vijnë në kohë reale nga militantët partiakë në terren dhe drejtuesit e partive, kanë mundësi që gjithashtu në kohë reale, të kenë ide të qartë sesi po shkon procesi i votimit. Për shembull ata dinë se cili nga militantët apo simpatizantët e tyre kanë votuar dhe cilët janë ata që duhet të nxiten të votojnë.












