Në betimin e Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës, kanë qenë të pranishëm edhe klerët e besimeve fetare në Shqipëri.
Në këtë mënyrë, të gjithë përfaqësuesit e besimeve fetare në Shqipëri, kanë lënë mënjanë ndasitë fetare, duke iu bashkangjitur përkohësisht dhe në mënyrë qytetare një fushe e cila nuk është e tyre.
Pas shembullit të dhënë përpara Papa Françeskut, dhe më pas në Paris për tragjedinë e “Charlie Hebdo”, tashmë klerikët fetarë i kanë dhënë një shembull të qartë edhe politikës shqiptare.
Pikërisht në këtë mbledhje, përpara se Veliaj të betohej dhe të mbante fjalimin e parë si kryebashkiak, përfaqësuesit e djathtë të Këshillit Bashkiak u larguan nga salla me pretendimin se prezent ishin edhe anëtarë të pushtetit qendror.