Skrapari mund të quhet edhe rrethi i kanioneve madhështore. Në të gjenden dy kanione të mëdha, të dy monumente natyre, midis tyre kanioni i Osumit.
Ky është kanioni më i madhi në gjithë Shqipërinë, dhe me të drejtë është quajtur “Koloradoja e Shqipërisë”.
Shumë persona, shqiptarë dhe të huaj e shrytëzojnë këtë bukuri natyrore për të bërë rafting, si për të treguar se Shqipërisë nuk i mungon asgjë nga bukuria natyrore.










