• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja për Arben Frrokun 120 faqe, javës tjetër u jepet autoriteteve hollandeze

by A R
29/04/2016 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Drejtësisë deklaron se dosja e shtetasit Arben Frroku është dorëzuar ditën e sotme nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme dhe po administrohet nga drejtoria përkatëse pranë Ministrisë së Drejtësisë.

“Referuar procedurave të parashikuara në ligj, materiali prej rreth 120 faqesh po përkthehet dhe pritet të dorëzohet pranë autoriteteve hollandeze brenda mesit të javës së ardhshme”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Ministrai e Drejtësisë sqaron se pas dorëzimit të kërkesës janë autoritetet hollandeze që do ta shqyrtojnë dhe do të marrin vendimin mbi miratimin ose jo të ekstradimit.

Pasaporta fallso

Zbulohet pasaporta fallso që përdorte i dënuari me burgim të përjetshëm Arben Frroku në Hollandë. Boldnews.al ka siguruar një foto ekskluzive të pasaportës greke e cila mban emrin e shtetasit shqiptar Renato Tsepa, i datëlindjen 15 nëntor 1967. 

Kjo pasaportë është paraqitur nga i dënuari Arben Frroku sapo ai ka hyrë në territorin e Hollandës. Por zyra e emigracionit ka dyshuar se dokumenti i identifikimit është i falsifikuar dhe për këtë arsye ka kryer shoqërimin e të dyshuarit që prej datës 6 mars.

Arrestimi i të shumëkërkuarit Arben Frroku në Holandë, i dënuar përjetë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj është shoqëruar me pikëpyetje të mëdha. Ishte ish-kryeministri Sali Berisha i cili gjatë një emisioni televiziv deklaroi se Frroku ishte ndaluar në Amsterdam.

Në një shkrim të mëparshëm, Boldnews.al mësoi nga burime diplomatike se pas deklaratave të ish kryeministrit Berisha, kancelaritë e Beneluksit në Tiranë në bashkëpunim me autoritetet holandeze kanë qënë në komunikim të vazhdueshëm me Interpol Tirana në 48 orët e fundit.

Kjo ka sjell konfirmimin se i ndaluari Renato Tsepa ishte i dënuari me burgim të përjetshëm Arben Frroku.

Boldnews.al ngriti dyshime gjithashtu se shenjat e gishtërinjëve të të dënuarit Arben Frroku mund të mos kenë qënë në sistemin ndërkombëtar dhe për këtë autoritetet hollandeze kanë vonuar për rreth dy muaj identifikimin e tij.

Në tre vitet e fundit, çdo gjë që ka pasur lidhje me vëllezërit Arben dhe Mark Frroku, ky i fundit deputet deri sa u arrestua si autor i dyshuar i një vrasjeje në Belgjikë, është shoqëruar me polemika të forta lidhur me rolin e Policisë së Shtetit në informacionin për ata. / Boldnews.al

ok

Next Post

Horoskopi 30 prill 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

March 21, 2026
Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

March 21, 2026
Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

March 21, 2026
I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

March 21, 2026
Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

March 21, 2026
Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

March 21, 2026
“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In