Pas përfundimit të protestës së opozitës, kjo është pamja që ka Kryeministria. Siç duket qartë, tenda e vendosur nga Kryeministri Rama është dëmtuar në disa vende, por po ashtu edhe disa xhama të dyerve kryesore të godinës qeveritare.
Sakaq, përvec vezëve, shkopinjve dhe gazit lotsjellës, protestuesit kanë përdorur edhe pllakat e bulevardit si gurë për të gjuajtur godinën e Kryeministrisë.