Raundi i shtatë i kualifikueseve të Europianit 2024 ka parë Etrit Berishën dhe Milot Rashicën në formacionin e javës, kjo sipas “Sofascore”.
Portieri i Kombëtares dhe sulmuesi i Kosovës, në bazë të notave në ndeshjet e fundit janë krah emrave të njohur si Mbappe apo Bruno Fernandes.
Në fitoren 3-0 të Shqipërisë kundër Çekisë në grupin E, portieri nga Prishtina ishte më i vlerësuari në fushë me notën 8,6.
Nga ana tjetër, Rashica shënoi dopietë në fitoren 0-3 që Kosova shënoi në transfertë me Andorrën. Kësisoj dyshja shqiptare shkëlqen edhe në formacionin më të mirë. Për t’u theksuar se Rashica ka notën më të lartë (9.8) nga i gjithë formacioni.