Erion Veliaj, kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës do të marrë sot zyrtarisht detyrën. Pas fitores bindëse në zgjedhjet vendore, Veliajt do t’i dorëzohet çelësi i bashkisë së kryeqytetit jo nga kreu i deritanishëm Lulzim Basha, por nga zëvendësi i tij Enno Bozdo.
Në pritje të betimit të tij, dhe konstituimit të Këshillit Bashkiak, duket se Bashkia ka menduar edhe për ushqimin.
JavaNeës.al sjell një fotografi ku shihet se në hyrje të bashkisë qëndron një motor pica-taksi. Siç duket në organizimet e saj, Bashkia ka menduar që ta presë kreun e ri të këtij institucioni me pica.