Syzet e kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski që u bënë hit në rrjetet sociale i përdor edhe deputeti milioner i Shqipërisë Tom Doshi. Këto syze të markës “Maybach” kushtojnë në treg mbi 60 mijë dollarë.
Kryeministri i Gruevski me këto syze po pushon në Tel Aviv të Izrelit pas marrëveshjes së arritur me liderët politik për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni ku Gruevski do të lërë Qeverinë në dhjetor, 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në prill të vitit 2016.












