Përmes një gjesti simbolik, Kryeministri Edi Rama, në takimin me gazetarët dhe pronarët e medias, nuk ka “harruar” që të bëjë transparente përmes kuponave tatimorë edhe ushqimet dhe pijet që do të konsumohen në këtë darkë. Kryeministri është treguar i kujdesshëm t’u tregojë gazetarëve që fatura e tavolinës është me kupon tatimor.











