FOTOLAJM/ E dini ku fshihen policët rrugorë?
Zakonisht policët fshihen pas ndonjë shkurre dhe del papritur për të vënë ndonjë gjobë. Por këto janë taktika të vjetra, pasi në Britaninë e Madhe, policët rrugorë janë duke u fshehur nëpër karroca apo nëpër rimorkiot e kuajve.
Ata fshihen për të kapur motoçiklistët që ecin me shpejtësi të madhe në rrugët e fshatrave. Kjo taktikë e re është ndërmarrë nga policia pasi dhjetëra-mijëra motoçiklistë lëvizin me shpejtësi në rrugët e rajonit Humberside.
Si pasojë ka shumë të vdekur dhe të plagosur. Ndërkohë çiklistët e gjobitur kanë reaguar me zemërim pas kësaj taktike.











